Tim Cook, CEO i Apple, theksoi qëndrueshmërinë si një arsye pse njerëzit duhet të blejnë iPhone të rinj çdo vit.
Ai tha se lëshimi vjetor i një modeli të ri është “një gjë e mrekullueshme”, duke këmbëngulur që rishpikja e bën kompaninë më të qëndrueshme.
“Pastaj ne e rishesim atë telefon nëse ende funksionon, dhe nëse nuk funksionon, ne kemi një mënyrë për ta shkëputur dhe marrë materialet për të bërë një iPhone të ri”, shtoi ai.
Ai vuri në dukje se Apple po punon shumë për të “ulur në mënyrë dramatike gjurmën e saj mjedisore” për sa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit.
“Ne duam të jemi shumë transparentë me iniciativat tona mjedisore sepse duam që të tjerët të na ndjekin. Shpresojmë që njerëzit të shikojnë atë që po bëjmë sot dhe të thonë ‘mund ta bëj edhe unë këtë’,” tha Cook.
Në pesë vitet e fundit, Apple lëshoi tetë modele të reja telefonash – XS dhe XS Max (shtator 2018), XR (2018), serinë 11 (2019), SE 2 (2020), serinë 12 (2020), serinë 13 (2021) , SE 3 (2022), serinë 14 (2022) dhe serinë 15 (shtator 2023)./Katror.info