katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Distria siguron gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos
    8 hours ago
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
    13 hours ago
    Doganat e Ballkanit Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin për tregti pa pengesa
    14 hours ago
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
    4 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    4 hours ago
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
    12 hours ago
    Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon
    15 hours ago
    Turizmi në rritje: ASK flet për më shumë vizitorë gjatë vitit 2024
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    4 hours ago
    Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri
    15 hours ago
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    2 days ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 day ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    3 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    5 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 day ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    3 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çfarë duhet të dijmë rreth kurorëzimit të Mbretit Charles III?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Çfarë duhet të dijmë rreth kurorëzimit të Mbretit Charles III?

Last updated: 05/05/2023 4:41 PM
136 Shikime
Shpërndaje
Foto: Town & Country Magazine

Familja mbretërore e Britanisë së Madhe fillon një kapitull të ri të shtunën me ceremoninë zyrtare të kurorëzimit të Mbretit Charles III, një spektakël që u bën jehonë kohërave mesjetare, por që shfaq edhe elemente moderne.

Pompoziteti, madhështia dhe simbolika datojnë më shumë se 1000 vjet më parë, por kurorëzimi i këtij mbreti sjell disa ndryshime tek tradita në përgjithësi dhe ceremonia e kurorëzimit të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, 70 vjet më parë.

Foto: Politico

Planet për ceremoninë në Kishën Westminster Abbey parashikojnë një ton më të zbutur se ai në ceremoninë e fundit, edhe pse mbretër nga vende të tjera, krerë shtetesh dhe pjesa më e madhe e familjes së Mbretit Charles do të jenë të pranishëm, dhe monarku planifikon të veshë rroba mbretërore ashtu si mbretëresha Elizabeth.

Mundesh me e lexu edhe…

Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’

Ja disa detaje nga planet për ceremoninë e kurorëzimit:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

PSE DUHET TË KETË KURORËZIM, KUR MBRETI CHARLES E KA TASHMË TITULLIN?

Mbreti Charles u ngjit automatikisht në fron kur mbretëresha Elizabeth vdiq më 8 shtator dhe ai u shpall zyrtarisht monark i Britanisë dy ditë më vonë në një ceremoni të transmetuar për herë të parë në televizion.

Mbreti Charles tha se ai ishte “i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e mëdha të sovranit që tani kanë kaluar tek unë”.

Nuk ka asnjë detyrim ligjor për organizimin e një ceremonie kurorëzimi, dhe monarkitë e tjera evropiane kanë hequr dorë nga ceremonitë e këtij lloji.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por ceremonia thellësisht fetare dhe zyrtare është një konfirmim më formal i rolit të tij si kreu i shtetit dhe kreu titullar i Kishës së Anglisë dhe ka për qëllim të tregojë se autoriteti i mbretit rrjedh nga Zoti.

Gjatë shërbesës së drejtuar nga udhëheqësi shpirtëror i kishës, kryepeshkopi i Kantërbërit, mbreti Charles do të lyhet me vaj, ai do të marrë simbolet tradicionale të monarkut, duke përfshirë skeptrin. Atij për herë të parë do t’i vendoset në kokë kurora e Shën Eduardit. Bashkëshortja e Charles-it, Camilla, do të kurorëzohet si bashkëshorte mbretëreshë, e jo vetëm si mbretëreshë, sepse ajo nuk vjen në fron si pjesë linjës së famlijes mbretërore.

NDRYSHIMET NGA CEREMONIA E FUNDIT E KURORIZIMIT

Ceremonia e kurorëzimit daton në periudhën mesjetare dhe pjesa më e madhe e saj mbetet e pandryshuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Kishën mbretërore Westminster Abbey u kurorëzua edhe Mbreti William në 1066.

Kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth II në qershor 1953 ishte i pari që u transmetua drejtpërdrejt në televizion. Transmetimi bardh e zi tërhoqi një audiencë prej dhjetëra miliona njerëzish në Britani dhe më vonë u transmetua për një audiencë mbarëbotërore. Në epokën e tanishme të transmetimit dhe mediave sociale, njerëzit do të jenë në gjendje të shikojnë kurorëzimin e Mbretit Charles drejtpërdrejt pothuajse kudo në botë.

Mbreti Charles ka thënë se ka në plan të reduktojë shpenzimet e monarkisë. Kurorëzimi i tij pritet ta pasqyrojë këtë me një ceremoni më të shkurtër se festa tre-orëshe e nënës së tij dhe 2000 të ftuar në audiencë, sa një e katërta e numrit që u mblodhën për të parë ceremoninë e kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeth.

Foto: 9 News

Në shenjë tjetër ndryshimi që pasqyron përbërjen fetare të Mbretërisë së Bashkuar do të jetë roli që do të luajnë udhëheqësit fetarë budistë, hindu, hebrenj, myslimanë dhe sikë në ceremoninë e kurorëzimit. Kjo pasqyron zotimin e Mbretit Charles për të qenë “mbrojtës i besimeve”, në krahasim me betimet e mëparshme, ku thuhej vetëm “mbrojtës i besimit”, duke iu referuar fesë së krishtere.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

CILËT JANË NË LISTËN E TË FTUARVE?

Njëqind krerë shtetesh pritet të marrin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit, përfshirë anëtarë të familjeve mbretërore nga vende të tjera, si Princi i Kurorës së Japonisë Akishino dhe bashkëshorjta e tij, Kiko, Mbreti i Spanjës Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia.

Shtetet e Bashkuara do të ruajnë traditën e mospjesëmarrjes së Presidentit të vendit në ceremoninë e kurorëzimit të një mbreti britanik, megjithëse zonja e parë Jill Biden do të jetë e pranishme në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles.

William, Princi i Uellsit dhe trashëgimtari i fronit, pritet të gjunjëzohet para babait të tij dhe të zotohet për besnikërinë e tij në atë që njihet si Homazh i Gjakut Mbretëror.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vëllai i tij më i vogël, Princi Harry, Duka i Suseksit, nuk pritet të marrë pjesë në këtë pjesë të ceremonisë. Libri i tij autobiografik “Spare”, i cili ka qenë një nga librat më të shitur në fillim të këtij viti, përfshinte pretendime jo të këndshme për familjen mbretërore.

Deri tre javë më parë, nuk dihej nëse Harry dhe bashkëshorjta e tij, Meghan, do të merrnin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit, pasi ata e kanë akuzuar për racizëm dhe manipulim mediatik familjen mbretërore.

Ndërsa Harry do të jetë i pranishëm në ceremoni, dukesha do të qëndrojë në shtëpinë e çiftit në Kaliforninë Jugore me dy fëmijët e tyre të vegjël, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.

Ceremonia e kurorëzimit do të mbahet vetëm pak ditë përpara se të fillojë gjyqi mbi padinë e parë të Harry-t ndaj shtypit tabloid britanik. Ky proces gjyqësor mund të zbulojë më shumë sekrete familjare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë një seance dëgjimore në një rast të ngjashëm javën e kaluar, Harry tha në dokumentet e gjykatës se pallati mbretëror, me miratimin e mbretëreshës, kishte një marrëveshje me gazetat angleze të manjatit Rupert Murdoch për të zgjidhur akuzat për përgjimin e telefonave. Harry tha se ai mori një kërkesë nga personeli i pallatit mbretëror për të hequr dorë nga procesi gjyqësor ndaj gazetave sepse babai i tij donte të favorizohej nga shtypit.

Drama familjare nuk mbaron me kaq. Vëllai i Mbretit Charles, Princi Andrew, gjithashtu nuk pritet të luajë ndonjë rol në ceremoninë e kurorëzimit. Andrew hoqi dorë nga përgjegjësitë mbretërore dhe atij iu hoqën titujt ushtarakë dhe detyrat e tjera pas zbulimit të miqësisë së tij me të dënuarin për abuzime seksuale me vajza të mitura, Jeffrey Epstein. Princi Andrew e zgjidhi pa gjyq një padi me një grua që tha se ishte e detyruar të bënte seks me të kur ajo ishte adoleshente.

CILA ËSHTË RËNDËSIA E KURORËZIMIT?

Në një kohë kur sondazhet e opinionit tregojnë se mbështetja për monarkinë është dobësuar vitet e fundit, ky është shansi i Mbretit Charles për të kërkuar dhe shfaqur mbështetjen e publikut për monarkinë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Turmat pritet të rreshtohen në rrugë për të brohoritur mbretin e ri dhe do të qëndrojë jashtë Pallatit Buckingham për të pritur paraqitjen e tij në ballkonin e pallatit mbretëror.

Ndërsa kritikat ndaj kurorës ishin relativisht të vogla vitet e fundit për shkak të respektit për mbretëreshën dhe dekadat e saj të shërbimit ndaj vendit, tani ka të ngjarë të ketë shumë më tepër diskutime mbi pyetjen nëse Britania ka ende nevojë për këtë institucion të vjetëruar apo nëse duhet të bëhet një republikë me një kryetar shteti të zgjedhur nga populli.

Udhëheqësi i grupit antimonarkist, “Republika” tha se planifikon të mbledhë më shumë se një mijë protestues të veshur me të verdha me mbishkrimin, “Nuk është Mbreti Im”, gjatë parakalimit të familjes mbretërore në rrugën pranë pallatit mbretëror.

Megjithatë, për shumicën dërrmuese, kjo do të jetë një mundësi për të festuar identitetin e tyre britanik dhe për të treguar mbështetjen e tyre për një institucion që është subjekt i magjepsjes për kaq shumë njerëz në mbarë botën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: CBC NEWS

Rrugët do të jenë të veshura me flamuj të vendit, spektatorët do të vishen me të kuqe, të bardhë dhe blu dhe avionët ushtarakë do të fluturojnë lart duke lëshuar shtëllunga tymi në ngjyrat e flamurit kombëtar. Vetë madhështia dhe rrethanat e ceremonisë janë gjithashtu një kujtesë e kohës kur Britania ishte vendi më i fuqishëm në botë.

KUSH I PAGUAN SHPENZIMET PËR CEREMONINË E KURORËZIMIT?

Taksapaguesit do të paguajnë faturën për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles. Nuk ka ende një vlerësim zyrtar se sa mund të kushtojë ceremonia, por ka patur njoftime se kostoja e saj mund të arrijë deri në 125 milionë dollarë.

Një zëdhënës i pallatit mbretëror tha të martën se kostoja e ceremonisë do të bëhej e ditur më vonë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ceremonia e kurorëzimit vjen në një kohë kur Britania e Madhe po përballet me një krizë të rritjes së kostos së jetesës, e cila vështirësoi përpjekjet e shumë banorëve për të ngrohur shtëpitë e tyre këtë dimër dhe për të blerë ushqimet e tyre të nevojshme.

Por shumë njerëz mund të përfitojnë nga shpenzimet për ceremoninë e kurorëzimit.

Zyrtarët presin të shohin një rritje të turizmit, ngjarjeve me temë ceremoninë e kurorëzimit dhe produkteve përkujtimore që mund të rrisin të ardhurat nga taksa mbi shitjet.

Adhuruesit që duan të kujtojnë ngjarjen historike mund të gjejnë gjithçka, nga produkte porcelani të cilësisë së lartë deri tek monedhat apo edhe maskat prej kartoni të Mbretit Charles dhe bashkëshortes së tij, Camilla. Biskotat, çokollatat dhe birrat me tema nga ceremonia e kurorëzimit me shumë gjasë do të harrohen shpejt. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:AngliaCeremoniaCharleskuriozitetmbreterorepeople

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Licencohet Federata e Futbollit e Kosovës
Artikulli i ardhshëm Prodhimi i parë i modelit iX2 do të fillojë në fund të vitit 2023

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeopleSporti n'Katror

Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo

11 Shikime
People

Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri

22 Shikime
People

Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë

37 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?