Dimri është stina që na bën të prekemi më shumë ndaj ftohjes. Ajo që duhet të dimë është se ushqimi i duhur luan një rol të rëndësishëm në shërimin nga një ftohje apo ndonjë virus tjetër.
Shikoni çfarë ushqimesh duhet të hamë kur jemi të sëmure:
Së pari, duhet të shmangim shumë yndyra, veçanërisht yndyrat e ngopura, pasi ato prishin ekuilibrin e baktereve të mira dhe të këqija në trup.
Fibrat, vitaminat kryesisht A dhe C dhe antioksidantët veprojnë në mënyrë mbështetëse për të luftuar ftohjet dhe gripin.
Supa me perime është “mjeku” ideal në këtë rast, pasi perimet japin fibra dhe antioksidantë, ndërsa lëngu i ngrohtë ndihmon në prishjen e mukusit.
Përveç kësaj, hidratimi adekuat rezulton të jetë më i rëndësishëm se ushqimi kur kemi të bëjmë me një ftohje ose grip. Sidomos kur virusi shoqërohet me temperaturë pothuajse gjithmonë për shkak të gripit, marrja e elektroliteve është e detyrueshme.