Geofencing është një teknologji që përdor GPS për të krijuar kufij virtualë të padukshëm.
Në varësi të shërbimit ose aplikacionit, kjo mund t’ju lejojë – ose t’ju ndalojë – të qaseni në disa funksione, duke ju “rrethuar” në një mënyrë digjitale.
Ku përdoret geofencing?
Shumë sisteme smart-home përdorin geofencing. Për shembull, mund të vendosni që dera e garazhit të hapet automatikisht kur jeni pranë shtëpisë.
Gjithashtu, kompanitë përdorin geofencing për t’ju dërguar reklama të targetuara, duke ndjekur vendndodhjen tuaj dhe duke dërguar njoftime ose mesazhe relevante për zonën ku ndodheni.

Geoblocking: Kufizime rajonale
Një përdorim tjetër i zakonshëm i geofencing është kufizimi i shërbimeve në zona të caktuara, i njohur si geoblocking.
Për shembull, disa shërbime streaming janë të qasshme vetëm në vende të caktuara, dhe GPS mund të ndalojë qasjen tuaj në to.
Kjo bëhet për të respektuar ligjet dhe marrëveshjet e licencimit, të cilat ndryshojnë nga vendi në vend.
Si të kapërcejmë geoblocking?
Mënyra më e lehtë për të kapërcyer kufizimet rajonale është përdorimi i një VPN (Virtual Private Network).
VPN mund të “maskojë” vendndodhjen tuaj, duke ju bërë të dukeni sikur jeni në një vend tjetër.
Përveç këtij benefiti, VPN gjithashtu mbron të dhënat tuaja dhe privatësinë, duke ndaluar aplikacionet të përdorin geofencing për t’ju dërguar reklama të targetuara. /AP/Katror.info
















