Cardi-B e cila po feston ditëlindjen e 30 këtë javë, ka pranuar një kartolinë edhe nga ikona e muzikës Beyonce.
Në një postim në instagram, ajo shfaqi disa lule të bukura në krye me një kartolinë të hapur duke zbuluar një mesazh të ëmbël brenda, ku shënonte ‘Cardi, Gëzuar ditëlindjen!’
“Shpresoj të kesh kaluar një ditë të bukur. Shumë dashuri. Zoti të bekoftë, B.” thoshte shënimi
Cardi-B këtij urimi ju përgjigj me një falënderim në instagram, përcjell Billboard.
Ditë më parë, ajo kishte marrë edhe një dhuratë tjetër nga Beyonce, albumin e saj ‘Renaissance’, për të cilin Cardi tha se do e ruante në ‘’një kornizë xhami me rreze lazer mbi të”./Katror.info