“Manifesta” – ngjarja më e madhe kulturore dhe e artit që ndodh në Evropë, e cila organizohet çdo dy vjet, mbajti edicionin e saj të 14-të në Prishtinë.
Në konferencën përmbyllëse e cila u mbajt të premten, u bë e ditur se Bienalja “Manifesta” nga data 22 korrik i solli kryeqytetit mbi 800 mijë vizitorë në lokacionet e ndryshme artistike të saj.
Pas programit 99 ditor, Manifesta ka njoftuar në rrjete sociale edhe për eventin e tyre përmbylles.
Grupi fantastik Saz’iso do të përmbyllë ‘Manifesta 14 Prishtina’ në Fabrikën e Tullave këtë të diel prej orës 18:00 me performancën e tyre!
“Do të sjellim tingujt e jugut të Shqipërisë në Prishtinë mes një perfomance speciale të grupit të mirënjohur Saz’iso! Ne do të vijojmë natën me më shumë muzikë dhe gëzime! Në event do të ketë ushqim, pije e kërcim!’ shkruan njoftimi i Manifesta.
Ndeja është falas dhe e hapur për të gjithë, ndaj merrni me vete njerëzit tuaj të dashur dhe ejani të festojmë këtë edicion të jashtëzakonshëm të Manifesta!