katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    7 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    7 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    7 months ago
    Postimet e fundit
    Maqedonci: Nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në e garanton forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes
    35 minutes ago
    Nga numërimi i deritashëm PS e Edi Ramës prin me 52.84 %, PD e Sali Berishës me 34.26%
    47 minutes ago
    Çfarë moti do të mbajë këtë javë?
    2 hours ago
    Përfundon votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mrekulli bimore: Bamja dhe fenugreek heqin deri në 90% të mikroplastikës nga uji
    57 minutes ago
    Via Ferrata dhe ura ‘tibetiane’ në Ferizaj – destinacion i ri turistik për bjeshkatarët
    2 hours ago
    A po konfirmon Dua Lipa se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025?
    11 hours ago
    Kori “Siparantum” fiton Medaljen e Argjendtë në Festivalin Botëror të Koreve në Selanik
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Eurovision është këtu, dhe Final Destination kthehet: Ja çfarë na pret këtë javë
    1 hour ago
    A po konfirmon Dua Lipa se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025?
    11 hours ago
    Kate Middleton rikrijon një nga pamjet më ikonike të Princeshës Diana
    21 hours ago
    Brenda parajsës italiane që George Clooney e quan “shtëpi” prej 20 vitesh
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Huawei sjell laptopin e parë me sistemin e vet operativ
    22 hours ago
    Ndryshime të mëdha po vijnë n’Netflix
    4 days ago
    WhatsApp tejkalon 3 miliardë përdorues mujor
    1 week ago
    #Viral: Koncerti i nxënësve të Shkollës “Prenk Jakova” në kufirin Kroaci-Serbi
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    11 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë ujë pak kalori- 9 ushqimet më të mira të verës
    1 day ago
    Italianët porosisin 14 mijë kilogramë pica në ditë
    2 days ago
    Si të bëni cappuccino kremoze me shkumë të pasur pa aparat
    4 days ago
    Në çfarë temperature është më së miri të ftohni pijen e preferuar!
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    7 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës” -Muzeu Kombëtar i Katarit mahnit me dizajnin e tij!
    22 hours ago
    Çelja e tulipanëve në Kanada, mblidhen mijëra vizitorë!
    1 day ago
    Pasaportat më të paprekshme, ja 5 vendet me privilegjet më të mëdha!
    2 days ago
    BBC rendit 9 vende për t’u vizituar në 2025, në listë edhe Shqipëria
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çfarë janë antioksidantët dhe rëndësia e tyre
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Çfarë janë antioksidantët dhe rëndësia e tyre

Last updated: 14/07/2024 4:21 PM
99 Shikime
Shpërndaje

Çdokush prej nesh ka antioksidantë ose radikalë të lirë të pranishëm në trup. Disa antioksidantë janë të prodhuar nga vetë trupi, ndërkohë që të tjerët mund t’i marrim duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë.   Trupat tanë gjithashtu prodhojnë dhe radikalë të lirë, si nën produkte të reagimeve qelizore. 

Për shembull, mëlçia prodhon dhe përdor radikalët e lirë për të detoksifikuar trupin, ndërkohë që rruazat e bardha dërgojnë radikalë të lirë për të shkatërruar bakteret, viruset dhe qelizat e dëmtuara.   Kur lloje të ndryshme të molekulave të oksigjenit lejohen të lëvizin lirisht në trup, ato shkaktojnë atë që njihet si dëmtimi oksidativ, i cili është formimi i radikalëve të lirë. 

Kur niveli i antioksidantëve në trup është më i ulët se i radikalëve të lirë-për shkak të ushqyerjes së varfër, ekspozimit ndaj toksinave dhe faktorëve të tjerë-oksidimi ndikon në trup.   Efekti? Përshpejtim i procesit të plakjes, inde të thyera, aktivizimi i gjeneve të dëmshëm me ADN dhe një sistem imunitar i tejmbushur. Stili perëndimor-me ushqimet e përpunuara, mbështetjen në mjekime dhe ekspozimi i lartë ndaj kimikateve dhe ndotësve mjedisore-ka treguar që luan rol në shumëfishimin e radikalëve të lirë. Sepse shumë prej nesh janë të ekspozuar ndaj ritmeve të larta të stresit oksidativ në një moshë të re, pra ne duhet të konsumojnë ushqime me përmbajtje të lartë antioksiduese.

Mundesh me e lexu edhe…

Maqedonci: Nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në e garanton forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes

Çfarë janë antioksidantët?

Megjithëse ka shumë mënyra për të përshkruar se çfarë i bëjnë antioksidantët trupit, një term i përdorur për to do ishte: çdo substancë që parandalon oksidimin, ose që eliminojnë potencialisht agjentët oksidativë në një organizëm të gjallë.

Antioksidantët përfshijnë një duzinë substancash që bazohen në ushqim që mund t’i keni dëgjuar më parë, si karotenoidet si beta-karoten, likopen dhe vitamina C.

Studimet sugjerojnë që kur vjen puna te jetëgjatësia dhe shëndeti në përgjithësi, disa nga benefitet që vijnë duke konsumuar ushqime, barna herbale, çajra dhe suplementë përfshijnë:

Parandalim të plakjes së parakohshme duke përfshirë lëkurën, sytë, indet, kyçet, zemrën dhe trurin

Lëkurë më të shëndetshme 

Rrezik i reduktuar i shfaqjes së kancerit

Mbështetje në detoksifikim

Jetëgjatësi

Ju mbron kundrejt sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve

Më pak risk ndaj problemeve njohëse

Risk i reduktuar për humbjen e shikimit ose çrregullimeve si katarakti

Antioksidantët shtohen në produkte ushqimore për të parandaluar oksidimin

Pse kemi nevojë për antioksidantët dhe çfarë bëjnë specifikisht në trup në momentin që konsumohen?

Burimet antioksiduese, si ushqimet antioksiduese, barnat herbale, erëzat dhe çajrat, reduktojnë efektet e radikalëve të lirë, të cilët luajnë një rol të madh në formimin e sëmundjeve. Shumë sëmundje me të cilat përballemi në ditët e sotme-duke përfshirë gjendjet si sëmundjet e zemrës, kancerit dhe dementia-lidhen me nivelet në rritje të dëmit oksidativ dhe inflamacionit.   Me pak fjalë, oksidimi është një reaksion kimik që mund të prodhojë radikalë të lirë, duke çuar në reagime të tjera kimike që dëmtojnë qelizat.

Burimet antioksiduese në dietën tuaj ofrojnë ndihmë në luftimin e dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj dritës, dieta e varfër, duhan-pirja ose përdorimi i mjekimeve, toksiciteti ose ekspozimi kimik, madje dhe stresi i lartë.   Në procesin e luftimit të dëmtimit të radikalëve të lirë, antioksidantët mbrojnë qelizat e shëndetshme ndërkohë që parandalojnë zhvillimin e qelizave kanceroze.  

10 ushqimet me përmbajtje më të lartë antioksiduese

Antioksidantët mund të jenë më të thjeshtë për t’u shtuar në dietën tuaj sesa mendoni. Bazuar në pikët ORAC më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet antioksiduese bazuar në peshë:

Goji Berry 4310 pikë 

Boronicat e egra: 9621 pikë 

Çokollatë e zezë: 20816 pikë 

Arra amerikane: 17940 pikë 

Artiçok të zier: 9416 pikë 

Manaferra: 14697 pikë 

Fasulet në formë veshke: 8606 pikë 

Boronicat e kuqe: 9090 pikë 

Boronicat: 5905 pikë 

Selino-5141 pikë

Pikët ORAC të përcaktuara më sipër janë të bazuara mbi peshë. Kjo do të thotë që mund të mos jetë praktike të konsumoni sasi të mëdha të ushqimeve antioksiduese.

Burime të tjera përfshijnë domate, karota, fara kungulli, patate të ëmbla, shegë, luleshtrydhe, lakër kale, brokoli, rrushi dhe vera e kuqe, kungulli dhe salmon. Mundohuni të konsumoni të paktën 3-4 porcione në ditë të këtyre ushqimeve antioksiduese për shëndet optimal.

10 barnat bimore më të mira me përmbajtje më të lartë antioksiduese

Krahas ushqimeve antioksiduese, disa barna herbale të caktuara, erëza dhe vajra esencialë kanë disa përbërje antioksiduese që ndikojnë në shërim. Më poshtë do të gjeni një tjetër listë me barnat herbale që mund të provoni për të rritur mbrojtjen kundrejt sëmundjeve.   Pikët sipas ORAC Karafili: 314446 pikë Kanella: 267537 pikë Rigon: 159277 pikë Shafran: 102,700 pikë Kakao: 80933 pikë Kumin: 76800 pikë Majdanoz i tharë: 74349 pikë Borzilok: 67553 pikë Xhinxher: 28811 pikë Trumzë: 27426 pikë   Të tjera barna herbale antioksiduese përfshijnë hudhrën, specin djegës dhe çajin jeshil. Mundohuni të konsumoni 2-3 porcione të këtyre barnave çdo ditë.

1. Glutationi – Konsiderohet si antioksidanti më i rëndësishëm i trupit sepse ka treguar që rrit aktivitetin e vitaminave dhe antioksidantëve të tjerë. Glutationi është një peptid që konsiston në 3 amino-acide që luajnë disa role vitale në trup, duke përfshirë ndihmën me përdorimin e proteinave, krijimin e aminoacideve, detoksfikimin, tretjen e yndyrnave dhe shkatërrimin e qelizave kanceroze.

2. Kuercetini – E derivuar në mënyrë natyrale nga ushqime si manaferrat dhe zarzavatet jeshile, kuercetini duket se është e sigurt për të gjithë dhe posedon rreziqe të pakta. Shumë studime kanë gjetur pak ose aspak efekte anësore në konsumimin e saj. Sasi prej 500 miligramësh të marra 2 herë në ditë për 12 javë kanë treguar se janë të sigurta për të ndihmuar në menaxhimin e shumë problemeve inflamatore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe probleme me qelizat e gjakut, alergjitë, infeksione, lodhje kronike dhe simptoma të lidhura me çrregullime auto-imunitare si artrit.   

3. Luteina – Ka benefite për sytë, lëkurën, arteriet, sistemin imunitar dhe të zemrës, megjithëse burimet ushqimore kanë treguar se janë me efektive ose më të sigurta se suplementet. Disa prova tregojnë që njerëzit që marrin më shumë luteinë nga dietat e tyre kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga kanceri i gjoksit, i zorrës së trashë apo kanceri i mushkërive.

4. Vitamina C – E njohur për përmirësimin e imunitetit, vitamina C ndihmon në mbrojtjen kundrejt të ftohtit, gripit, kancerit, problemeve të lëkurës dhe syve.

5. Resveratroli – Është një përbërës aktiv i gjendur në kakao, rrush të kuq dhe manaferrat e errëta. Është një antioksidant që prodhohet nga këto bimë si përgjigje ndaj stresit, infeksioneve, ndihmon në mbrojtjen e zemrës, arterieve dhe më shumë.

6. Astaxanthina – Gjendet te salmoni i egër dhe ka benefite si reduktimi i njollave të moshës, rritja e niveleve të energjisë dhe parandalimi i simptomave të ADHD-së.

7. Seleni – Është një mineral gjurmë i gjendur në mënyrë natyrale që shfaqet në ushqime të caktuara dhe në disa sasi të vogla në ujë. Mbështet gjëndrën tiroidale dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të trurit. Gjithashtu mund të luftojë viruset, të mbrojë kundrejt sëmundjeve të zemrës dhe të ngadalësojë simptomat që lidhen me gjendje serioze si astma. 

8. Vaji i levandrës – Redukton inflamacionin dhe ndihmon trupin në shumë mënyra, si prodhimi i enzimave të rëndësishme antioksiduese-sidomos glutationi, katalasi etj.

9. Klorofili – Ndihmon së shumti për detoksifikim dhe lidhet me parandalimin natyral të kancerit, duke bllokuar efektin karcinogjenik brenda trupit dhe duke mbrojtur AND-në nga dëmtimi i shkaktuar nga toksinat dhe stresi. Gjendet në produkte si spirulina, zarzavatet jeshile dhe algat jeshile në blu.

10. Vaji esencial i frankicensit – Ky vaj ka treguar që është një trajtim vital për shumë forma të kancerit duke përfshirë kancerin e gjoksit, trurit, zorrës së trashë dhe prostatës. Ky vaj ka aftësinë për të ndihmuar në rregullimin e funksionit epigjenetik qelizor, i cili ndikon në mënyrë pozitive në gjene për të promovuar shërim. Aplikojeni në trup (në zonën e qafës) tre herë në ditë, dhe hidhni 3 pika në ujë për ta konsumuar 3 herë në ditë si pjesë e planit natyral, transmeton Ekonomia Online.

Benefitet shëndetësore të ushqimeve antioksiduese 

1.Parandalojnë plakjen e parakohshme duke reduktuar dëmin që kanë shkaktuar radikalët e lirë – Radikalët e lirë janë përgjegjës për shumë probleme shëndetësore dhe kanë lidhje shfaqjen e kancerit dhe plakjen e parakohshme të lëkurës apo zonës së syve. 

2. Mbron shikimin ose sytë – Antioksidantët si vitamina C, vitamina E dhe beta karotene kanë treguar efekte pozitive në parandalimin e degjenerimit makular. 

3. Redukton efektet e plakjes në lëkurë – Radikalët e lirë përshpejtojnë procesin e plakjes, duke ndikuar në paraqitjen e lëkurës suaj. 

4. Ndihmon në parandalimin e goditjeve dhe sëmundjeve të zemrës -Meqë antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të indeve apo qelizave të shkaktuar nga radikalët e lirë, ato janë të nevojshme në mbrojtjen kundrejt goditjeve dhe sëmundjeve të zemrës.

5. Mund të ndihmojë në reduktimin e riskut për shfaqjen e kancerit -Antioksidantët mund të ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e shumë formave të kancerit falë aftësisë që kanë për të kontrolluar qelizat kanceroze në trup, dhe mund të çojnë në shkatërrimin e këtyre të fundit.

A duhet të kemi kujdes dhe a ka efekte anësore?

Si çdo suplement tjetër, nuk është e nevojshme të konsumoni doza të larta antioksidantësh në formën e suplementit. Për shembull, për shkak se gjatë ushtrimeve, oksigjeni mund të rritet me një faktor më shumë se 10, të merrni doza të larta antioksidantësh mund të ndërhyje në rikuperimin pas stërvitjes.   Studime të tjera kanë treguar që suplementimi i antioksidantëve me doza të larta mund të ndërhyjë në benefitet kardiovaskulare të ushtrimeve, të kenë efekte negative në aktivitetin e anti-kanceroz të trupit, dhe ndikojnë në mënyrën se si trupi balancon kimikatet dhe lëndët ushqyese. Kur vjen puna në mbrojtjen ndaj kancerit apo sëmundjeve të zemrës, literatura mjekësore duket pak konfliktuale.   Megjithëse disa studime kanë gjetur një lidhje pozitive ndërmjet suplementimin të antioksidantëve dhe reduktimit të riskut, të tjerë nuk kanë gjetur efekte pozitive. Për të qenë të sigurt, ndiqni udhëzimet me kujdes dhe flisni me doktorin tuaj nëse ndiheni të pasigurt ose ndjeni që ky suplement nuk është i duhuri për ju.

Synoni të reduktoni radikalët e lirë në trup duke praktikuar gjëra si:

Shmangia e ndotësve në ujë  

Reduktimi i ekspozimit ndaj kimikateve dhe produkteve kozmetike  

Të limitoni konsumin e ushqimeve të përpunuara dhe të rafinuara

Të limitoni konsumin e ushqimeve të ndotura me pesticide

Të limitoni konsumin e ushqimeve me hormone

Të reduktoni stresin

Të ushtroheni në mënyrë të moderuar

Të përdorni vajra natyralë 

(Autorja është dietologe klinike)

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Të martën fillon “Mitrovica International Jazz Days”
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Konsumi global i verës arrin nivelin më të ulët historik
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    A e dini pse shumica e veturave të reja s’kanë gomë rezervë?
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Si ndikojnë këngët e preferuara në shëndetin mendor?
TAGGED:antioksidantLifestylerendesiatop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Veprimi numër 1 për të rritur ndjekësit tuaj në rrjetet sociale
Artikulli i ardhshëm 5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të shëndetshme dhe të forta

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Tetë këshilla për të menaxhuar buxhetin në kohë të pasigurta

6 Shikime
Life Style

Pajisja që zbulon diabetin përpara se të shfaqet

14 Shikime
Life Style

Google Maps tani identifikon adresat nga imazhet në iOS

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Aplikacioni i AI për gjuhët është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Katror Media dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?