katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Pse gjithnjë e më shumë njerëz po iu shmangen lajmeve negative?
    2 hours ago
    Trumpi sugjeron se është arritur marrëveshje me Kinën për TikTok-un
    7 hours ago
    Kurti pret koordinatorin e ri të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malley
    8 hours ago
    Uji i Badocit ende i papërdorshëm për pije
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE mirëpret gjeneratën e re të nëpunësve të Kosovës
    6 hours ago
    Vera e Kosovës në Meny Valby – një hap i ri drejt tregut danez
    9 hours ago
    Me çmimet kryesore dhe një natë plot glam, PriFest mbyll edicionin e 17-të në Prishtinë
    12 hours ago
    Drilon Hajrizi rrëfen emocionet e pikëve të para për Kosovën dhe pranimin në FIBA
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
    2 hours ago
    Starlink i Elon Musk raporton ndërprerje
    12 hours ago
    Emmys 2025: “Adolescence”, “The Studio” dhe “The Pitt” dominuan mbrëmjen
    12 hours ago
    Owen Cooper i serialit “Adolescence” fituesi më i ri në historinë e çmimeve Emmy!
    13 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    5 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    4 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    6 hours ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    4 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    4 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Oktoberfest 2025 dhe Mynihu që shndërrohet në kryeqytetin botëror të birrës!
    11 hours ago
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    3 days ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    1 week ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale që shkruan ese, shqetëson universitetet
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Viral

ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale që shkruan ese, shqetëson universitetet

Last updated: 11/02/2023 9:16 AM
165 Shikime
Shpërndaje
Foto: Open AI

Programi i inteligjencës artificiale ChatGPT, që ka kapacitetin të shkruajë ese, po i bën universitetet të vendosin nëse duhet ndaluar përdorimi i tij. Një nga universitetet kryesore franceze e ka ndaluar tashmë, por të tjerët po presin të shohin se si do të zhvillohet situata, ndërkohë që po shqyrtojnë se si inteligjenca artificiale mund ta ndryshojë arsimin përgjithmonë.

Në mbarë botën, universitetet po shqyrtojnë se çfarë duhet të bëjnë me një mjet të fuqishëm të inteligjencës artificiale që është bërë i disponueshëm për publikun – ChatGPT.

I bërë publik në nëntor 2022 nga OpenAi, programi robotik tërhoqi shumë vëmendjen e mediave dhe studentëve për shkak të përgjigjeve të detajuara, që janë pothuajse të padallueshme nga një tekst i shkruajtur nga njeriu.

Mundesh me e lexu edhe…

Programi ka aftësinë t’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta, si p.sh. se kush është president i Shteteve të Bashkuara, apo edhe pyetjeve më të komplikuara në stilin e eseve, me argumenta të shumta dhe shtjellim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Adoleshentët dhe studentët e universiteteve ishin ndër miliona njerëzit që filluan të eksperimentojnë me të. Dhe megjithëse shumë prej tyre gjetën mënyra për ta përdorur me krijimtari dhe pa rrezikshmëri, lehtësia me të cilën programi mundej t’u përgjigjej pyetjeve në testimet që studentët merrnin me vete për t’i plotësuar në shtëpi, si dhe ndihma që programi u jepte për detyrat të tjera, shkaktuan panik në radhët e arsimtarëve.

Kur po rihapeshin shkollat pas vitit të ri, në qytetin e Nju Jorkut, në Los Anxhelos dhe drejtori të mëdha arsimore në Shtetet e Bashkuara, filloi të ndalohej përdorimi i programit në klasa dhe në paisjet elektronike të shkollave.

Por një profesor në Angli ka publikuar një shkrim ku argumenton se ChatGPT mund të bëhet një mjet i vlefshëm. Megjithë fuqinë e këtij programi dhe mundësinë e abuzimit me të, profesori mendon se është gabim ndalimi i tij.

“Mendoj se është mirë që ta shikojmë këtë çështje nga këndvështrimi se si këto teknologji do të zënë vend në të ardhmen në qendrat e punës, aty ku do të shkojnë studentët tanë. Dhe është e rëndësishme që ne, si arsimtarë, t’i përgatisim studentët që t’i kuptojnë këto mjete me një sy kritik, që të njohin kufizimet e tyre dhe t’i bëjnë ato pjesë të arsenalit të tyre, dhe jo të refuzohen nga universitetet”, thotë profesor Balbir Ban, i cili është dekan i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjisë, në Universitetin në Middlesex.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai po eksperimenton me programin ChatGPT, madje edhe duke e pyetur se cilat do të ishin disa nga pikat e debatueshme moralisht për përdorimin e tij nga studentët. Programi i përgjigjet me shpejtësi dhe me një strukturë që i ngjason një eseje në përgjigje të pyetjes, duke radhitur probleme si plagjiarizmi, mashtrimi, apo ndërvarësia.

“Nëse ne si arsimtarë mendojmë se ChatGPT përbën kërcënim, atëherë ne duhet të ngremë pyetjen se çfarë do të thotë arsim. Ka të bëjë me ofrimin e aftësive të nivelit të lartë që do t’iu duhen studentëve për të nxënë në vazhdimësi. Këto janë teknologjitë që ofrojnë mundësi. E kemi parë evolucionin që nga kontrolli për gabime ortografike në programin Word, dhe pastaj me kontrollin gramatikor, dhe tashmë me përpilimin e përmbledhjeve. Ajo që duhet të bëjmë është që t’i pajisim tani studentët me njohuritë për ta identifikuar. Mund të përdorim atë që prodhohet për ta përmirësuar, për ta vlerësuar me një sy kritik, për të identifikuar mangësitë dhe për të nxjerrë një produkt përfundimtar”, thotë profesor Barn.

Institucione të tjera arsimore, si Sciences Po Paris, një ndër universitetet më prestigjioze të Francës, ndaloi përdorimin e programit ChatGPT dhe të të gjitha mjeteve të tjera të inteligjencës artificiale dhe paralajmëroi me përjashtim studentët në rast të shkeljes së këtij rregulli.

“Studentët tanë vijnë për të studiuar këtu dhe për të marrë një diplomë cilësore. E pyetëm veten se si duhej të vepronim dhe menduam se është e rëndësishme të kufizohej përdorimi i kësaj inteligjence të re… Pikë së pari, pasi është një inteligjencë artificiale e bazuar në përllogaritje dhe jo në një arsyetim. Dhe mbi të gjitha, krijon iluzionin e një teksti të shkruar nga njeriu, dhe studentët tanë duhet ta dinë se për universitetin Sciences Po, përdorimi i këtij mjeti nuk shërben si garanci për ndershmërinë intelektuale”, thotë Myriam Dubois-Monkachi, drejtore për çështjet akademike në Universitetin “Sciences Po Paris”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Organizata OpenAI publikoi edhe një program prototip që synon të pikasë materialet e prodhuara me inteligjencën artificiale. Megjithatë, programi “AI classifier” është në gjendje të dallojë vetëm rreth 26% të shkrimeve të prodhuara me inteligjencën artificiale.

“Mendoj se këto programe do të shërbejnë për të hartuar variantet fillestare të dorëshkrimeve, por për të cilat do të duhet sërish mbikqyrja e njeriut, për t’i kontrolluar për gabime dhe për të korrigjuar koncepte të gabuara që mund të kenë këto programe. Pra, pjesë e përgatitjes së studentëve do të jetë edhe që të kuptojnë se si t’i përdorin këto mjete me efikasitet dhe në mënyrë etike”, thotë Gregory Morgam, profesor i asociuar në Institutin Stevens të Teknologjisë.

Programi ChatGPT vazhdon të jetë i disponueshëm për çdo person që ka qasje në internet. Ai funksionon si një dialog i shkruar mes sistemit të inteligjencës artificiale dhe personit që i drejton pyetje.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse gjithnjë e më shumë njerëz po iu shmangen lajmeve negative?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Owen Cooper i serialit “Adolescence” fituesi më i ri në historinë e çmimeve Emmy!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kthimi i lulediellit në Kosovë
TAGGED:Chat GPTUniversitetetViral

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Super Bowl-i “merr’ mendjen Rihanna-s, këngëtarja harron dy datat e rëndësishme
Artikulli i ardhshëm Renault Austral është i pajisur me super teknologji
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Viral

Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?

23 Shikime
LajmeViral

Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android

22 Shikime
Viral

“Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”

46 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?