:
Merakli t’kuzhinës, e veçanarisht adhurues t’flaktë t’picave, ka nisë me u shfaqë seriali ma i ri n’Netflix i qujtun “Chef’s Table Pica, serial dokumentar ky që na njofton me picat ma t’mira nga e gjithë bota.
T’përgatitura nga kuzhinierë t’njohur, t’cilët gatimin/pjekjen e kanë pasion, picat e shfaquna n’serialin Chef’s Table Pizza shpërfaqin kreativitetin dhe punën e palodhshme t’këtyre mjeshtërve t’brumit n’çdo pjesë t’këtij arti t’gatimit.
Duke fillu prej historive t’ndryshme dhe recetave unike se qysh kanë arritë secili për vehte me lanë shenjë për diçka t’caktume n’sektorin e pica prodhimit e gatimit, t’u vazhdu te metodat e ndryshme t’përgatitjes t’brumit, harxhi i ndryshëm dhe kombimimet jo t’zakonta, por epike – ky serial premton me ju ofru ma t’mirën e mundshme.
Sezonat e para tashmë kanë nisë me u shfaqë qush prej 7 Shtatori, e ne ta rekomandojmë me nisë me i përcjellë.
- Advertisement -
E që ti me e pasë nji ide se p♪7r çka bahet fjalë saktësisht, poshtë gjenë trailer-in e serialit:
Mos e le pa e pa!