Këngëtarja Cher u hodh në ujërat e sipërmarrjes. Kolegët e saj kanë themeluar marka kozmetike, veshjesh dhe produktesh bukurie, por Cher doli me një ide biznesi krejtësisht të ndryshme.
Ajo vendosi të prodhojë akullore. Ajo e quajti markën Cherlato, dhe akullorja do të shitet në rrugët e Los Anxhelosit nga një kamion, i cili krahas emrit do të ketë edhe me imazhin e saj mbi të.
“Po, kjo është e vërtetë. Unë po lançoj akullorën time. Los Angeles, ruaju”, ka shkruar ajo.
Ajo thotë se ideja i ka ardhur pesë vite më parë, por tani më në fund e ka realizuar. Adhuruesit e mirëpritën këtë vendim të saj dhe menjëherë filluan të parashtronin idetë e tyre për emrin e shijes së akullores. /Katror.info