Këngëtarja Cher më në fund ka zbuluar sekretin e saj të vogël që e ndihmon të qëndrojë e re. Ajo në emisionin “Good Morning Britain” theksoi se trajtimet estetike nuk janë prioritetet e saj dhe se sekreti qëndron tek flokët e ruajtur mirë.
“Nuk do t’i shkurtoj kurrë flokët dhe nuk do të ndalem së veshuri me xhinse”, ka zbuluar këngëtarja 77-vjeçare, duke shtuar se për pamjen e saj është përgjegjëse edhe gjenetika e mirë, shkruan Katror.info.
Cher tha se shpirti i saj rinor ndikon shumë në personalitetin e saj dhe për këtë, thotë ajo, nuk ndjen asnjë ndryshim.

“Nuk mendoj se do të mbush 80 vjeç. Sinqerisht, nuk përpiqem të dukem më e re. Unë jam unë dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, tha ajo./Katror.info