Një çift me fat gjeti një grumbull të pabesueshëm monedhash ari të groposura nën dyshemenë e kuzhinës së tyre.
Sasia që vlerësohet të jetë me vlerë 285,268€ u gjet në pronën e tyre, e cila daton që nga shekulli i 18-të në Ellerby, North Yorkshire.
Çifti jetonte në atë pronë për 10 vjet dhe zbuloi monedhat në vitin 2019. Gjatë renovimit ata fillimisht menduan se kishin punë me një kabllo elektrike, por, pas një kontrolli më të afërt, gjetën monedhat e arit në një tenxhere që kishte madhësinë e një kanaçe kola.
Monedhat datojnë nga viti 1610 deri në 1727, nga mbretërimi i James I dhe Charles I e deri te George I, shkruan Good News Network.
Pas një hetimi nga ekspertët, u zbulua se ato i përkisnin një familjeje të pasur tregtare me ndikim, të quajtur Fernley-Maisters.
Tani, që gjësendet e tyre po nxirren në shitje, një ndër gjërat kryesore që do të dalë në ankand është monedha ‘Guinea George I’ e cila daton nga viti 1720 dhe ka një gabim – i mungon koka e mbretit, por çmimi i saj pritet të arrijë vlerën deri në 4,500€.
Këto monedha ari pritet të dalin në ankand në muajin tetor.