Një studim i botuar në Journal of the American Heart Association ka zbuluar se konsumimi i një gote qumështi të ngrohtë me pak kakao ose çaji të bimëve si kamomili para gjumit mund të ndihmojë zemrën dhe qarkullimin e gjakut.
Këto pije përmirësojnë rrjedhjen e gjakut, reduktojnë tensionin arterial dhe favorizojnë një gjumë më të qetë dhe më të thellë, përcjell TAR.
Ekspertët këshillojnë të shmanget kafeina dhe sheqeri para gjumit, dhe të zgjidhen pijet natyrale që qetësojnë sistemin nervor.
Një rutinë e thjeshtë para gjumit – një libër, pak muzikë e qetë dhe një çaj relaksues – mund të bëjë ndryshime të mëdha në shëndetin e zemrës dhe gjumin afatgjatë. /Katror.info