Piktura ikonë e Marilyn Monroe nga Andy Warhol, që u shit në ankand për 195 milionë dollarë (158,17 milionë funte) vitin e kaluar – u bë vepra më e shtrenjtë të artit të shekullit të 20-të të shitur ndonjëherë.
Piktura, Shot Sage Blue Marilyn, u pikturua nga Warhol në 1964 duke përdorur një fotografi të famshme si frymëzim.
Shuma është gjithashtu më e larta e paguar ndonjëherë për një vepër arti amerikane.
Ankandi i Christie’s në New York vitin e kaluar u pa gjerësisht si një simbol i shëndetit të tregut të artit luksoz.
Përpara ankandit, Christie’s shkroi se piktura është “një nga imazhet më të rralla dhe më transcendente në ekzistencë”, me një çmim shitje “në rajonin” prej 200 milion dollarë.
Ankandi përfundoi me një çmim shitje prej 170 milion dollarë, i cili u rrit në 195 milion dollarë me taksat dhe tarifat e marra në konsideratë./Katror.info