Ndjesia e lodhjes gjatë vjeshtës është e zakonshme për shkak të paqëndrueshmërisë së motit. Një dietë e balancuar dhe e pasur me produkte sezonalë është çelësi për të ndihmuar trupin. Më poshtë janë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më energjikë:
Portokalli: I pasur me fibra dhe vitaminë C, portokalli krijon ndjesinë e ngopjes dhe ndihmon sistemin imunitar. Ai është ideal për të larguar ndjenjën e urisë.
Gjiza: E lehtë dhe e freskët, gjiza është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe kalciumit. E shoqëruar me arra apo fruta të thata, ajo ndihmon në reduktimin e lodhjes.
Qumësht dhe çokollatë: Një gotë qumësht me çokollatë të zezë (preferohet 75% kakao) ndihmon në prodhimin e serotoninës, duke e bërë këtë kombinim të shkëlqyer për të reduktuar stresin.
Karota: Perfekt për t’u konsumuar në zyrë, karotat janë të pasura me vitamina dhe fibra. Ato ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe ofrojnë një ndjesi freskie.
Këto ide për vaktet e ndërmjetme do t’ju ndihmojnë të përballoni lodhjen dhe të ruani energjinë gjatë ditës. /Katror.info