katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin shtetin e Palestinës
    12 hours ago
    Osmani e nis vizitën në SHBA në takim me mërgatën 
    16 hours ago
    Algoritmi i TikTok kalon në duart e SHBA-së, publikohen detaje
    17 hours ago
    Moti sot në Kosovë
    20 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    New York Times rekomandon filmin “Pikë uji” ku luan Gresa Pallaska
    14 hours ago
    Dita Ndërkombëtare e Paqes
    20 hours ago
    Edicioni i 10-të i SFK: Kosova në Qendër të Open Source dhe AI
    14 hours ago
    Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, arritje historike për Kosovën
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    New York Times rekomandon filmin “Pikë uji” ku luan Gresa Pallaska
    14 hours ago
    Dua Lipa synon “revolucion” në një industri tjetër
    15 hours ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës pret shkëlqim me “Carmina Burana” në Venecia
    20 hours ago
    Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    5 days ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    6 days ago
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    2 weeks ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niigata – zemra e sakes japoneze
    2 days ago
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    6 days ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    2 weeks ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pamje mahnitëse nga Kalaja e Vivarit në Parkun Kombëtar të Butrintit
    15 hours ago
    Omani, thesari blu i Gadishullit Arabik
    2 days ago
    Nëse po planifikoni një udhëtim në Azi, ja çfarë ju sugjerojmë ne!
    3 days ago
    5 arsyet pse ju sugjerojmë të shkoni në Monaco!
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Cilat vende dominuan importet e Kosovës në katërmujorin e parë të vitit?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Cilat vende dominuan importet e Kosovës në katërmujorin e parë të vitit?

Last updated: 19/06/2025 2:04 PM
36 Shikime
Shpërndaje
Foto: Top Channel

Gjermania, Turqia dhe Kina janë tre partnerët kryesorë të Kosovës në import në katërmujorin e parë të këtij viti. 

Nga janari deri në prill, vetëm nga këto tri vende u importuan rreth 845 milionë euro, apo rreth 40 për qind e të gjitha importeve, që ishin në vlerë prej 2 miliardë e 152 milionë euro. Kjo shifër është për 15.5 për qind më e lartë krahasuar me janar-prill të vitit 2024. Vjet u importuan mbi 6 miliardë euro mallra.  
Kosova importon nga Gjermania kryesisht vetura dhe makineri të tjera. 

Nga Turqia importohen kryesisht shufra çeliku, cigare, naftë e medikamente, ndërsa nga Kina kondicionerë të ajrit, kompjuterë e telefona.

Mundesh me e lexu edhe…

Rritja e importeve, sipas Blendi Hasajt, drejtor i Institutit GAP, tregon se Kosova është ekonomi konsumuese dhe se konsumin e bazon në importe. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Konsumi, sipas tij, vazhdon të rritet shkaku i rritjes së kreditimit në vend dhe vazhdimit të dërgesave nga diaspora, të cilat mbi 80 për qind shkojnë në konsum.

“Investimet që po i bën diaspora në patundshmëri, që e nxisin edhe importin e produkteve për ndërtim dhe çështje të ngjashme është kjo pak a shumë ajo që po e nxit konsumin në vend dhe kjo përballë një ekonomie, që eksporti nuk po arrin të zgjerohet, apo që të ketë kapacitet të mjaftueshëm që të hyjë në tregje të reja, të rritet vëllimi i prodhimit, të avancojmë disa praktika nëpër ndërmarrje që të mund të eksportojmë më shumë dhe si rrjedhojë pra ne vetëm se po shkojmë në vend se të kemi një përmirësim po e kemi një stagnim”, ka vlerësuar Hasaj. 

Mallrat kosovare në tregjet ndërkombëtare u tkurrën për 10 milionë euro, krahasuar me janar-prill 2024, kur u eksportuan afro 270 milionë euro mallra. 

KOHA ka kërkuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përgjigje se çfarë masash ka ndërmarrë ky dikaster për uljen e deficitit tregtar, por nuk ka marrë përgjigje nga ky dikaster që nga e mërkura e javës që shkoi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rënia e eksporteve, sipas profesorit të ekonomisë, Ilir Hajdini, flet për mungesën e përkrahjes së prodhimit vendor. 

Ai thotë se edhe ambasadat do të duhej që ta luanin një rol në promovim të produkteve vendore.

“Ideja është që ambasadat të organizojnë forume të ndryshme, të shtyjnë bizneset që të marrin pjesë nëpër ekspozita, nëpër tubime të ndryshme, të cilat ua mundësojnë atyre që t’i promovojmë prodhimet vendore, pastaj në bashkëpunim me qeveri të ndryshme që t’i shtyjnë, sepse tani po e zëmë BE është duke kërkuar burime alternative të furnizimeve dhe të furnitorëve meqenëse pritet që të kemi një dobësim të raporteve ekonomike mes BE dhe Kinës dhe vendeve të largëta, dhe në mënyrë që ata ta rrisin sigurinë e furnizimeve janë duke shikuar në tregjet e Evropës Lindore”, ka thënë Hajdini. 

Nga viti 2018 Kosova i ndryshoi partnerët tregtarë. Derisa më herët mallrat serbe kishin primatin në tregun e Kosovës, ato filluan të zëvendësohen. Aktualisht Serbia është e nënta nga vendet importuese, pas Maqedonisë së Veriut, që renditet e katërta dhe Shqipërisë, që është e gjashta. Nga këto tri vende të rajonit, në këtë periudhë u importuan mallra në vlerë rreth 318 milionë euro apo 14.77 për qind e totalit të importit./KOHA/Katror.info.

TAGGED:GjermaniaimportikatermujoriKinaKosovalajmetop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Krahët e Punëtorëve” fiton çmim në Festivalin e të Drejtave të Njeriut në Argjentinë
Artikulli i ardhshëm Si ndikon koha para ekranit në gjumin e të rriturve?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin shtetin e Palestinës

24 Shikime
Lajme

Osmani e nis vizitën në SHBA në takim me mërgatën 

23 Shikime
Lajme

Algoritmi i TikTok kalon në duart e SHBA-së, publikohen detaje

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?