Ende pa filluar e gjithë vëmendja është tek Kampionati Botëror “Katar 2022”. Ky kompeticion nis me 20 nëntor me ballafaqimin e parë ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit.
E për ta fituar trofeun e çmuar punën më të madhe e kanë trajnerët e kombëtarëve.
E presionin më të madh e ka menaxheri i Gjermanisë, Hansli Flick, pasi është trajneri më i paguar me 6.5 milionë euro.
Kombëtarja e dytë që paguan më së shumti për trajner është Anglia. Plot 5.8 milionë euro paguhet Gareth Southgate, shkruan Klan Kosova.
Dy milionë euro më pak merr Didie Deschamps nga kampionia aktuale e Botës, Franca.
Krahas treshes së lartëpermendur rënditet Tite i cili paguhet 3.6 milionë euro nga Brazili.
Pesëshen e trajnerëve më të paguar nga kombëtaret pjesëmarrësë në Kupen e Botës e mbyll Louis Van Gaal i Holandës me 2.9 milionë euro./Katror.info