Një tufë delesh i shtangu njerëzit pasi “lëvizën në një rreth për 12 ditë të tëra pa u ndalur”.
Pamjet, të xhiruara dy javë më parë në Kinën veriore, tregojnë qindra dele që ndjekin njëra-tjetrën në një rreth të madh.
Pronarja e deleve, Miao pretendon se filloi me disa dele përpara se të bashkohej e gjithë tufa.
Në video, mund të shihen edhe disa dele duke qëndruar plotësisht të palëvizshme, por duke ruajtur ende formën rrethore.
Kur u krijuan boshllëqe të mëdha, kafshët e fermës nuk u shkëputën.
Raportohet se në vendngjarje ndodhen 34 kullosa dhensh, por vetëm delet në numrin 13 kanë lëvizur në këtë mënyrë.
Edhe pse nuk dihet me siguri se çfarë i shkaktoi delet të silleshin në këtë mënyrë, një sëmundje bakteriale e quajtur Listerioza dihet se shkakton shkakton kafshët të rrotullohen.
Sëmundja inflamon njërën anë të trurit, kjo është arsyeja pse shpesh vërehet rrethimi dhe ndonjëherë paraliza e anës së prekur.
Ndërsa janë të infektuara, delet duken të çorientuara.
Kjo video doli në sipërfaqe, pasi që sjellje të çuditshme të një tufe të deleve u vërejten edhe gjatë xhirimit të filmit të aktorit Tom Cruise, Mission Impossible 8.
Sjelljet e çuditshme u vërejten, kur një anëtar i ekipit hapi porten, për të lejuar tufën që të kalonte në vendin e xhirimit, në Lake District. Për shkak të sjelljeve të çuditshme të deleve, ekipi u detyruan që të ndërpres xhirimet./Katror.info