Zgjedhja e një universiteti është një vendim kompleks dhe studentët mund të kenë prioritete dhe preferenca të ndryshme. SHBA-ja ka sistemin më të avancuar dhe inovativ të arsimit të lartë në botë. Në mesin e universiteteve më prestigjoze në botë si Harvard, MIT apo Stanford, sa i përket reputacionit për përsosmëri akademike dhe inovacion sipas “US News & World Report” për tetë vite me radhë në vendin e parë është renditur Universiteti Shtetëror i Arizonës, shkruan Kultplus.
Si universitet lider në inovacion dhe ndërmarrësi, Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU) ka fokus në zgjidhjen e problemeve të botës reale. Angazhimi i tij ndaj inovacionit reflektohet në qendrat dhe institutet e shumta kërkimore, si dhe në partneritetet e tij me industrinë dhe qeverinë. ASU ofron një sërë mundësish për rritje personale dhe profesionale për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre drejtuese, të marrin pjesë në shërbimin e komunitetit dhe të fitojnë përvojë në botën reale përmes praktikave, projekteve kërkimore dhe mundësive të tjera të të mësuarit eksperimental.
Me mbi 800 programe të diplomës universitare dhe pasuniversitare në një sërë fushash dhe me një komunitet të larmishëm dhe gjithëpërfshirës me studentë nga 150 vende të botës, Universiteti Shtetëror i Arizonës ofron një arsim të shkëlqyer dhe një komunitet mbështetës për të gjithë studentët. Për diplomë të klasit botëror që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja, ASU është zgjidhja ideale për çdo student.
Për më shumë informata dhe fakte rreth universitetit https://www.asu.edu/rankings. /Katror.info