Fenomeni “Barbenheimer” u diskutua shumë dhe ishte tema kryesore në fushën e kinematografisë botërore. ‘Oppenheimer’ i ekranit të madh, Cillian Murphy, e përshkroi atë si “një moment të mrekullueshëm për kinemanë”.
Bëhet fjalë për furinë e blerjes së biletave për mijëra fansa për të parë filmat “Barbie” dhe “Openheimer” në kinema në të njëjtën ditë. Ajo erdhi pas një sërë ‘memesh’, të cilat fokusoheshin në faktin se dy filma kaq të ndryshëm u publikuan në të njëjtën ditë.
Aktori irlandez, i cili luajti fizikanin amerikan Robert Oppenheimer në filmin ‘Oppenheimer’, theksoi se tendenca nuk ishte “një strategji marketingu e dizajnuar në mënyrë mahnitëse“, por spontane.
I pyetur nga redaktori i kulturës dhe medias i BBC-së, Katie Razall, nëse të dy filmat e ndihmuan njëri-tjetrin në arkë, Cillian Murphy tha se ata e ndihmuan dhe se ishte një moment i mrekullueshëm për kinemanë, transmeton Kultplus.
“Mendoj se të dy janë filma të mrekullueshëm dhe nuk mund të ishin më ndryshe. Dhe unë mendoj se ishte fantastike, nuk ishte një strategji e mrekullueshme marketingu nga studioja”, vuri në dukje ai./Katror.info