Cineplexx organizon sonte për herë të parë eventin #AnimeNight me premierën e filmit të ri ‘One Piece Film: RED’.
Cineplexx ka njoftuar se gjatë eventit do të ketë lojë shpërblyese për Cosplay, ku vendi i parë do të fitojë 100 euro, vendi i dytë 50 euro dhe vendi i i tretë 5 bileta në Cineplexx.
One Piece është seri manga japoneze e shkruar dhe ilustruar nga Eiichiro Oda. Ky anime është ndër të preferuarit dhe i pëlqyer anë e mbanë botës nga fansat e këtij zhanri. Seriali numëron mbi 1,030 episoda që janë transmetuar deri më tani të ndarë në 20 sezone me 20 harqe të ndryshme historish.
Sezoni aktual i One Piece i cili është duke vazhduar, përbën sezonin më të gjatë të animes me 139 episoda./Katror.info