katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    20 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    20 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    19 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    20 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    20 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    20 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka është SEED, sistemi që revolucionarizoi proceset tregtare në tregun e CEFTA?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Çka është SEED, sistemi që revolucionarizoi proceset tregtare në tregun e CEFTA?

Last updated: 16/01/2024 10:35 AM
83 Shikime
Shpërndaje
Foto: Gazeta Panorama

Qyteti, Data – Mes pandemisë COVID-19, kur u bë jashtëzakonisht kritike urgjenca në transportin e mallrave esenciale si pajisjet mjekësore, ushqimet dhe barnat, një sistem luajti rol madhor në lehtësimin e procedurave doganore. Sistemi SEED i CEFTA-s për Shkëmbimin Sistematik të të Dhënave Elektronike, i krijuar në vitin 2010, ishte një mjet krucial, vlera e të cilit u demonstrua më së miri në përgjigjen ndaj sfidave të reja, siç ishte pandemia.

Fillimisht, ky sistem ishte i fokusuar në shkëmbimin e informacionit doganor ndërmjet administratave doganore të palëve nënshkruese të marrëveshjes CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore). Megjithatë, me kalimin e kohës, funksionaliteti dhe domethënia e tij u zgjeruan ndjeshëm për të mbështetur lloje të ndryshme të dërgesave dhe proceseve.

Si u zhvillua ideja e sistemit SEED?

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Radhët e gjata të kamionëve që presin në kufij, proceset e ndërlikuara të shkëmbimit të informacionit ndërmjet administratave doganore, barrierat burokratike, grumbujt e dokumenteve, proceset jotransparente dhe të ngadalta, prej kohësh kanë qenë shenja paralajmëruese se gjërat duhet të ndryshojnë. Orë dhe madje ditë të tëra humbeshin duke pritur në kufij, mallrat prisheshin, ndërsa shkëmbimet tregtare viheshin në rrezik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koncepti i sistemit SEED u propozua si zgjidhje për të krijuar një platformë elektronike që mundëson shkëmbimin automatik dhe të shpejtë të informacionit në doganë. Qëllimi ishte eliminimi i humbjes së kohës dhe dokumentacionit, sigurimi i transparencës dhe saktësisë së të dhënave, si dhe sigurimi i koordinimit më të mirë ndërmjet palëve të CEFTA-s në përpunimin e mallrave në kufi. U bë e qartë se doganat ishin fyte të ngushtë që kishin nevojë për modernizim dhe digjitalizim si parakusht jo vetëm për një tregti më të shpejtë dhe më efikase, por edhe më të sigurt.

Çka nënkupton kjo në praktikë?

Shkëmbimi efikas i të dhënave dhe dokumenteve sjell përfitime të drejtpërdrejta për subjektet ekonomike, duke ulur barrën dhe duke lehtësuar procedurat tregtare. Nëpërmjet digjitalizimit, proceset racionalizohen, duke reduktuar vonesat dhe kostot.

Nga këndvështrimi i vozitësit të kamionit dhe kompanisë së tij, zbatimi i sistemit SEED ka disa avantazhe kyçe: ulje të kohës së pritjes në pikat kufitare, inspektime dhe burokraci të thjeshtuara, kosto më të ulëta transporti për mallrat, duke përfshirë logjistikën e përgjithshme – derivatin, orët e punës dhe shpenzimet për automjete.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëse e vëzhgojmë këtë proces nga roli i doganierit, si një zyrtar që inspekton mallrat që hyjnë ose dalin jashtë vendit për të siguruar respektimin e ligjeve dhe rregulloreve, gjërat sërish ndryshojnë ndjeshëm. Përpara krijimit të sistemit SEED, doganierët mbështeteshin në sasi të mëdha të dokumentacionit fizik dhe kontrolle manuale. Procesi përfshinte shqyrtimin dhe krahasimin e dokumenteve në letër si fatura, certifikata, deklarata, si dhe dërgimin e mallrave për kontroll fizik për verifikim. Me sistemin SEED, ky proces bëhet më efikas dhe më i automatizuar. Zyrtarët doganorë kanë qasje në të dhënat dhe dokumentet elektronike, duke lejuar verifikimin më të shpejtë, përputhjen automatike

të të dhënave, si dhe identifikimin e risqeve të mundshme. Kjo thjeshton procedurat doganore, zvogëlon kohën e nevojshme për inspektim, si dhe siguron saktësinë e informacionit. Si rezultat, kjo sjell qarkullim më të shpejtë të mallrave përtej kufijve dhe në përgjithësi funksionim më efikas të flukseve tregtare.

T’i lëmë numrat të flasin

Falë lidhjes përmes SEED, brenda vetëm një viti koha e pritjes në pikat kufitare është reduktuar për 7 minuta për kamion. Pritja mesatare në të gjitha vendkalimet e CEFTA-s në vitin 2023 ishte 86 minuta dhe, marrë parasysh se këtë vit kishte mbi 1,300,000 kalime me kamionë, kjo paraqet një ulje totale të kohës së pritjes për 17 vite në vitin 2023. Ulja më e ndjeshme, për 19 për qind, ishte për mallrat e shoqëruar me certifikata fitosanitare, që është rezultat i mundshëm i shkëmbimit elektronik të certifikatave fitosanitare të prezantuara përmes SEED në fund të vitit 2022.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si funksionon SEED?

Që nga zbatimi i tij në vitin 2010 e deri më sot, sistemi SEED e ka përmirësuar menaxhimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet administratave doganore. Me kalimin e viteve, ai ka kontribuar ndjeshëm në tejkalimin e joefikasitetit, procedurave komplekse dhe të gjata. Për më tepër, ai ka kontribuar në reduktimin e risqeve të sigurisë në rajon. Një nga përfitimet e tij të rëndësishme është padyshim tregtia pa letra pasi që SEED eliminon nevojën për dokumentacion fizik.

I mbështetur nga mjetet financiare të Bashkimit Evropian, ai ka mundësuar vendosjen e kornizave ligjore për shkëmbimin e të dhënave në mbarë rajonin, bazuar në Memorandumet e Mirëkuptimit të nënshkruara ndërmjet autoriteteve doganore fqinje dhe Protokollit Shtesë 5 të CEFTA-s, i cili i konsolidon dhe përgjithëson specifikimet nga Memorandumet e Mirëkuptimit. Secili autoritet doganor ka miratuar udhëzime operative dhe udhëzime për përdorimin e sistemit SEED. U krijua infrastruktura e TI-së dhe një sistem operacional 24/7, duke përfshirë linjëzimin automatik të të dhënave doganore dhe një modul alarmi të bazuar në të dhëna përpara se kamionët të mbërrijnë në kufi. Infrastruktura e SEED-it bazohej në 7 nyje të SEED-it (Tiranë, Banja Llukë, Podgoricë, Shkup, Beograd, Prishtinë dhe Romë), ku secila nyje konsiston në serverë dhe pajisje komunikimi të SEED-it.

Zgjerimi në SEED+

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për të vazhduar ndikimin e tij pozitiv në flukset tregtare, lindi nevoja për të përmirësuar sistemin SEED me funksione dhe aftësi shtesë që rrjedhin nga Protokolli Shtesë 5 (AP5). Kështu, u zhvillua SEED+.

Nga një platformë për shkëmbimin e të dhënave doganore brenda CEFTA-s, sistemi evoluoi në një platformë TI që mbështet digjitalizimin e plotë të politikave të CEFTA-s, duke mundësuar shkëmbim efikas të të dhënave dhe dokumenteve në sektorë të ndryshëm të tregtisë si doganat, kontrolli veterinar dhe fitosanitar, kontrolli i shëndetit publik, mbikëqyrja e tregut, dhe sektorë të tjerë.

Gjatë tri viteve të fundit, proceset kanë evoluar drejt adoptimit të sistemeve aktuale të BE-së dhe përshtatjes së tyre me nevojat tona, duke mbështetur rrugën e CEFTA-s drejt Bashkimit Evropian. Këto sisteme të reja, si TRACES NT (Teknologji e re për kontrollin e tregtisë dhe sistemin e ekspertëve), mundësojnë tashmë shkëmbimin e certifikatave fitosanitare dhe veterinare, si dhe shkëmbimin e lejeve për import dhe eksport të barnave që përmbajnë substanca të kontrolluara. Kjo storje ka potencial të jashtëzakonshëm për përmirësime të mëtejshme, kështu që aktualisht po punohet për krijimin e një baze të të dhënave të operatorëve të autorizuar ekonomikë në CEFTA (AEOS) për të lehtësuar lëvizjen brenda CEFTA-s dhe për të krijuar një bazë të të dhënave të produkteve të pasigurta dhe jashtë standardi të zbuluara në tregun e CEFTA-s, në mënyrë që të lehtësohet parandalimi i tregtisë me produkte të tilla dhe mbrojtja e konsumatorit.

Lokomotivë për bashkëpunimin rajonal

Plani është që SEED+ i CEFTA-s të vazhdojë digjitalizimin dhe shkëmbimin e të dhënave dhe dokumenteve brenda CEFTA-s në fushat e doganave, sigurisë ushqimore, inspektimeve fitosanitare dhe veterinare, tregtisë së barnave, si dhe të zgjerohet në fusha të reja si tregtia e shërbimeve, tregtia elektronike, infrastruktura cilësore dhe me shumë. Kjo hap rrugën për një ekosistem tregtar më të begatë, krahas zbatimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Sistemi do të iniciojë dhe lehtësojë shkëmbimin e informacionit në fusha të tilla si autorizimet, licencat, kualifikimet, kartelat profesionale evropiane, etj., në përputhje me Protokollin Shtesë 6, si dhe vendime të përbashkëta bazuar në këtë dhe protokolle të tjera. Për më tepër, ai do të ofrojë mbështetje këshillimore kur është e nevojshme në iniciativa të tjera digjitale, siç janë Dërgesat Elektronike (e-Freight) dhe e-PoC (certifikatat elektronike të vërtetimit të origjinës), si dhe do të mbështesë operacionalizimin e marrëveshjeve, protokolleve dhe vendimeve të CEFTA-s duke përshpejtuar tranzicionin digjital në procese që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe qytetarëve brenda CEFTA-s./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:CEFTAlajme të miraproceset tragtareSEEDtop4tregu nderkombetar

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Komuna e Rahovecit do të ndajë 500 euro për çdo grua që lindë në QKMF-në e qytetit
Artikulli i ardhshëm Dua Lipa fotografohet përsëri nën shoqërinë e aktorit Callum Turner

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

22 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

20 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?