katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Çdo Koenigsegg i ri tashmë është shitur
    5 hours ago
    Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%
    9 hours ago
    Punëtorët e sigurimit në QKUK protestojnë sërish, paralajmërojnë grevë
    10 hours ago
    Danimarka zgjeron rekrutimin ushtarak për gratë për herë të parë
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
    6 hours ago
    FFK ndau licencat A për trajnerë
    11 hours ago
    “Gënjeshtra” e Florian Zeller, premierë sonte në Teatrin e Gjilanit
    14 hours ago
    Kosovarja Vesa Ibrahimi, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomon në “Ranger School”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
    6 hours ago
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
    2 days ago
    Këngëtari i hitit “Gocë pejane” rikthehet me bashkëpunim
    2 days ago
    Luanda Domi e nominuar për çmimin ‘Gruaja e Vitit në Sigurinë Kibernetike’
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    9 hours ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    2 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    2 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    4 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    6 days ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka po ndodh me turizmin “mjekësor” në Gjermani?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
KuriozitetUdhë

Çka po ndodh me turizmin “mjekësor” në Gjermani?

Last updated: 31/10/2022 6:56 PM
135 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Down to Business English

Gjermania është një nga vendet më të njohura për turizmin për mjekim. Kërkohen jo vetëm operacionet estetike, siç mund të mendohej fillimisht, por edhe trajtimi i sëmundjeve komplekse që tejkalojnë mundësitë e kujdesit ndaj pacientëve në vendet e tyre.

Fushat më të kërkuara mjekësore janë ortopedia, mjekësia interne, kardiologjia dhe kirurgjia. “Sidomos në rastin e sëmundjeve të rralla, pacientët kërkojnë trajtimin më të mirë, i cili më pas mund të kombinohet me një udhëtim në Gjermani. Trajtimi në Gjermani ka edhe arsye prestigji”, thotë Mariam Asefi, shefe e departamentit të kërkimit në fushën e turizmit për mjekimin në Bon-Rhein-Sieg.

Arsyet që ndikojnë në uljen e numrit të trajtimeve në Gjermani janë gjithashtu edhe çmimet e naftës, mungesa e stabilitetit të monedhës si dhe zhvillimet reale të pagave, thotë Asefi për DW.

Mundesh me e lexu edhe…

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai

Turizmi për mjekim në rritje në mbarë botën

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: Medical Tourism

Udhëtimet për shërbimin mjekësor janë në rritje në mbarë botën si rezultat i globalizimit. Rreth 30 vende janë të përfshira në këtë fushë, ndër to edhe SHBA, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Turqia, si më të njohurat në këtë drejtim. Gjermania ka qenë gjithashtu një nga destinacionet kryesore të këtij lloj turizmi për shumë vite dhe konsiderohet të jetë relativisht e lirë. Në vitin 2020, në Gjermani u trajtuan mbi 65.000 pacientë të huaj nga 177 vende. Nga vendet evropiane, shumica e pacientëve vinin nga Polonia (mbi 10.000) dhe Holanda (pothuajse 6.000). Shumica e pacientëve jashtë BE-së vinin nga Rusia (më shumë se 2.000), Ukraina (rreth 1.400) ose Arabia Saudite (pothuajse 500).

Zvoglimi i numrit të pacientëve nga Rusia

Pavarësisht reputacionit të Gjermanisë si një destinacion kryesor për trajtim mjekësor, kërkesa për klinika gjermane në radhët e pacientëve ndërkombëtarë ka rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Mariam Asefi sheh një rënie veçanërisht te pacientët rusë. Në vitin 2020, numri i tyre ra me 34 për qind. Pas pandemisë, kërkesa për trajtim nga vendet e tjera, veçanërisht vendet e BE-së dhe disa vende arabe, u rrit sërish, por jo aq sa për të mbushur boshllëkun që ka lënë mosardhja e pacientëve rusë.

Spitalet e ndjejnë këtë qartë. Për shembull, Spitali Universitar i Freiburgut, i cili ka një departament të posaçëm për pacientët nga vendet jashtë BE. Edhe këtu, numrat kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të lidhura me udhëtimin. Në vitin 2021, rreth 800 nga rreth 90.000 pacientët e spitalit u trajtuan në këtë departament. Për krahasim: Në vitin 2020 ishin ende 1070. Shumica e tyre vinin nga Ukraina, një e katërta e pacientëve vinin nga Rusia.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pavionet ndërkombëtare do të shuhen?

Edhe para pandemisë, disa klinika i kthyen shpinën turizmit për trajtim mjekësor. Një zëdhënës i Spitalit Universitar Düsseldorf (UKD) tha për DW se ata nuk kanë kërkuar në mënyrë aktive pacientë nga vendet e tjera për disa vite. Të ardhurat nga kjo fushë veprimi nuk janë më të rëndësishme si dikur. Turizmi për trajtim mjekësor nuk është më një fushë strategjike për UKD.

Diçka e ngjashme mund të vërehet edhe në klinikat e Berlinit Vivantes. Zona “Vivantes International Medicine”, e cila ishte krijuar posaçërisht për pacientët e huaj, është mbyllur më 31 mars të këtij viti, sepse kërkesa po binte dhe mbajtja e saj nuk kishte më leverdi financiare. Më pak se 1.000 pacientë jashtë BE-së u trajtuan në vitin 2020, kryesisht nga Rusia dhe vendet arabe. Në vitet 2016 deri në 2019 kishte rreth 1.200 pacientë.

E ardhmja e pasigurt

Pavarësisht reputacionit të mirë të klinikave gjermane në mbarë botën, turizmi për trajtimin mjekësor në Gjermani është në krizë. Është e paqartë se deri në çfarë mase kjo fushë mund të ripërtërihet nga pandemia dhe lufta e Ukrainës në vitet e ardhshme. Megjithatë, Mariam Asefi beson në këtë mundësi. “Unë jam një mbështetëse e turizmit për trajtim mjekësor, edhe për Gjermaninë. Sidomos në kohët e globalizimit,” thotë ajo./ Deutsche Welle

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Samiti i NATO-s me lëvdata për Trumpin, diskutime për Nenin 5…
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ndreu: Shezlonët – katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë
TAGGED:Gjermanikuriozitetturizmi mjekesor

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Flet gruaja që ka sjellë në jetë 11 fëmijë me 8 baballarë të ndryshëm
Artikulli i ardhshëm Foto: Nature World News. Insektet mund të prodhojnë aq energji elektrike atmosferike sa një stuhi
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Fizikanët konfirmojnë ekzistencën e “pasqyrave të kohës”

24 Shikime
Udhë

TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës

22 Shikime
Kuriozitet

Galaktikat e vogla që ndryshuan Universin: Zbulimi i ri nga NASA

53 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?