Të enjten mbrëma është bërë ndarja e çmimeve nga Bienalja e Arkitekturës 2022.
Çmimi kryesor iu nda profesorit të mirënjohur Xhelal Llonçarit, njofton Klan Kosova.
“Me kënaqësinë më të madhe, çmimin e nderit të Bienales së Arkitekturës 2022 – ‘Bashkim Fehmiu’, ia dorëzova profesorit të mirënjohur, Xhelal Llonçari”, ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.