Në një artikull të prestigjozit CNN, në mesin e shumë vendeve që nuk vlerësohen sa e meritojnë hyn edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
CNN shkruan se “Ballkani ka kaq shumë për t’u rekomanduar, nga ishujt e egër përgjatë bregdetit dalmat deri tek ecjet sfiduese nëpër vargmalet e tij malore.
Dhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është jashtëzakonisht i nënvlerësuar.
Prishtina ka një kulturë të lulëzuar të kafesë, ku shërben kafe që do t’i bënte krenarë baristat më të mirë austriak.
Soma Book Station dallon nga turma. Ndërkaq, pishina e madhe në parkun e Gërmisë është një vendtakim gjatë verës”, shkruan CNN Travel./Katror.info