Ministri Hekuran Murati ka kërkuar nga bizneset kosovare t’i rrisin pagat e punëtorëve.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku është zotuar që ato biznese që rrisin pagat e punëtorëve, do të subvencionohen nga Qeveria 50% të pagës në tre mujorin e parë.
“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve
Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.
Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta.
Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.
Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor, duke ndjekur hapat si në vijim.”/Katror.info