Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo dhe rekordet ecin dorë për dore.
Sulmuesi i Manchester United është bërë personi i parë që ka 500 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram. Ai ka gjithashtu më shumë se 105 milionë ndjekës në Twitter.
Futbollisti argjentinas Lionel Messi është në vendin e dytë në listën e ndjekësve më të shumtë me 376 milionë në Instagram.
Ylli televiziv Kylie Jenner është në vendin e tretë me 346 milionë ndjekës, ndërsa Selena Gomez dhe Dwayne The Rock Johnson janë në vendin e katërt dhe të pestë. Virat Kohli është në vendin e shtatë në listë me 203 milionë ndjekës.