Aktori Russell Crowe ka thënë që është pak xheloz për filmin vazhdues të regjisorit Ridley Scott, Gladiatori. Crowe i cili kishte qenë protagonist te filmi i parë, së fundmi e konfirmoi që nuk do të jetë pjesë e filmit të dytë.
Ndërkaq, tani po raportohet që ylli i “Aftersun” dhe i “Normal People”, Paul Mescal, do të jetë në rol kryesor.
“Shihni, është gjëja e vetme për të cilën ndihem paksa xheloz, e dini? Sepse isha një burrë shumë më i ri, dhe qartazi, ishte një përvojë e madhe në jetën time”, ka thënë Crowe për Collider. /Katror.info