Lokomotiva e parë e Kinës me energji hidrogjeni e konvertuar nga një motor me djegie të brendshme doli nga linja e prodhimit në qytetin Datong në provincën Shanxi të enjten, shkruan Katror.info.
China Railway Rolling Stock Corporation (CRRC), prodhuesi më i madh në vend i mjeteve dhe pajisjeve lëvizëse, ka njoftuar se lokomotiva Ningdong është deri tani lokomotiva më e fuqishme me hidrogjen në botë.

CRRC ka njoftuar se lokomotiva e konvertuar përmban qelizën më të madhe të karburantit nga çdo tren në botë, me një kapacitet prej 800 kW. Fuqia mund të rritet në 2000 kW për nevoja të ndryshme me lloje të ndryshme të qelizave të karburantit.
Sipas Huang Qichao, president i degës Datong të CRRC, lokomotiva është e pajisur me një maksimum prej 270 kilogramësh hidrogjen. Mund të funksionojë vazhdimisht për 190 orë pas vetëm dy orë të mbushjes me karburant.
Fu Yongun, menaxher i përgjithshëm i degës Datong të CRRC, tha se lokomotiva nuk lëshon dioksid karboni ose ndotës të tjerë pasi lëshon vetëm ujë. /Katror.info