Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po vjen me një projekt të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes llogarisë së saj në Instagram, përcjell Klankosova.tv.
Dafina ka njoftuar se kënga titullohet “A t’ka mungu” dhe do të publikohet sot në ora 18:00.
Kujtojmë se gjatë muajve të verës artistja është mjaft e pranishme me mbrëmje muzikore si dhe me projekte të reja, ku gjithashtu ka lënë të kuptohet se “A t’ka mungu” është vetëm projekti i parë, prej 4 sosh, të kësaj vere./Katror.info