Një vit më parë, këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, ka themeluar “Service95”, i cili është një podcast që përmban rekomandimet e saj rreth artikujve për kulturën, aktivizimin dhe drejtësinë sociale si dhe intervista me të famshëm dhe gazetar.
Tani përmes rrjeteve sociale në Internet ka planifikuar që të ndajë detaje nga ky podcast.
Ngjarja do të mbahet me 13 prill dhe biletat janë në shitje përmes Fane.co.uk.
Dua do të flas për frymëzimin për “Service95”, e përveç kësaj do të ndaj mësimet që ka mësuar duke drejtuar një start-up.
Gjithashtu fansat do të kenë mundësi t’i bëjnë pyetje ku do të mund të zbulohet se çka ka planifikuar për “Service95” vitet e ardhshme.
Transmetimi i drejtpërdrejtë fillon në 19:00 GMT – kjo është 15:00 ET – më 13 prill, dhe biletat kushtojnë rreth 15 dollarë./Katror.info