Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë në Evropianin që po mbahet në Prishtinë.
Dardanët e rinj fituan ndaj Azerbajxhanit me rezultat të thellë, 44:27, për të kaluar në gjysmëfinale të këtij eventi evropian.
Cilësia ishte plotësisht në anën e Kombëtares sonë që ka vazhduar momentin e mirë në prag të ndeshjes gjysmëfinale, që luhet të shtunën.
Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit ishte e fundit e fazës grupore të Evropianit U18 (B) në Prishtinë./Katror.info