Sopranoja e njohur shqiptare, Marigona Qerkezi, përmes rrjeteve sociale njoftoi se do të bëjë debutimin e saj të parë në Brazil.
Ajo ka njoftuar se do të luajë rolin e e Abigaille në kryeveprën e Guseppe Verdit, në teatrin e famshëm të San Paulos.
“Nuk mund të isha më e emocionuar se kaq, për të sjellë përsëri në jetë këtë personazh të fuqishëm, në një teatër kaq të bukur”, ka shkruar Qerkezi./Katror.info