Në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve u mbajt mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit XI të festivalit ndërkombëtar të filmit DEA OPEN AIR për vitin 2024.
Filmi më i mirë studentor u fitua nga “Greenhouse-Lira Ceraman, Greqi 2023”, ndërsa çmimin për filmin me metrazh të shkurtër e mori “Sisters” I Jordi Sanz.
Gjithashtu u ndanë dy çmime speciale për kategorinë e filmit me metrazh të gjatë që e mori “Ocarina” e Alban Zogjani dhe filmi me metrazh të shkurtër që u fitua nga “Akuariumi”, Gianluca Zonta, Itali 2024.
Kupën e Festivalit e mori “Disco boy” i Giacomo Abbruzzese.
‘Dea e karrierës’ në shenjë respekti, pas vdekjes u dha për Kristaq Dhamon ndërsa çmimi honorifik, ‘Dea homazh’ u dha për Mirush Kabashin.
Ky festival nisi më datë 9 qeshor për t’u mbyllur me datë 13, ku qytetarët patën mundësi të shikonin 39 filma nga 25 vende të botës./Katror.info