Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi ka ofruar mbështetjen për Defy Them, të cilët ofrojnë hapësirën e tyre për muzikë alternative në kryeqytet.
“Pasioni ndaj artit të muzikës e bëri bashkë grupin artistik për të krijuar Qendrën e Kulturës Alternative Defy Them.
Në saje të këtij përkushtimi në hapësirat e njërës prej strehimoreve të kryeqytetit pos organizimit të ngjarjeve fantastike kulturore, shumë të rinj e të reja po e zhvillojnë talentin e tyre.
Kombëtari, Iliri dhe Galdoni do ta kenë mbështetjen time dhe Drejtorisë së Kulturës kurdo, që bashkë të pushtojmë dimensione të reja të artit alternativ dhe t’i mbështesim të rinjtë tanë!”, ka shkruajtur Halimi në Facebook.