Sot Prishtina po vlon nga organizimet e ndryshme për të shënuar natën e shtrigave apo Halloween.
Festë nuk do të ketë vetëm për fëmijet por edhe për të rriturit. E nëse e keni ndarë mendjen që t’i bashkoheni festës, Qendra Defy Them organizon dy aktivitete.
Kjo qendër ka bërë të ditur se aktivitetet do të fillojnë me më të vegjlit nga ora 17.00, Maskenball për fëmijë “Shtojzovallet” dhe tjetrën për të rriturit (The Fall – Halloween Party in Prishtina).

The Fall Party fillon prej orës 17:00. Të pranishmit do të mbledhen te korridori i Sallës Atele (Salla e kuqe) në Pre-Party për të dëgjuar muzikë së bashku. Ndërsa nga ora 20:30, do të mbahet live – performanca e bendeve Blla Blla Blla…, BMV, Lafazani, Zwada, Frisson dhe Shlem. Festa do të vazhdojë me një After-Party nga ora 00:30 me muzikë nga Arr (Vargmal Records), Tadi (Bijat Collective) dhe Non-eu.
Kurse festa e Halloween / Maskenball për Fëmijë “Shtojzovallet” do të fillojë nga ora 17:00 deri në ora 21:30. Defy Them ka njoftuar se do të ketë muzikë, lojëra, vizatim dhe aktivitete tjera.

Hyrja është 3€ dhe në këtë çmim përfshihen tre kupona që mund të përdorën për aktivitete e planifikuara. Hyrja e fëmijëve lejohet vetëm me prindër ose përcjellje nga të rriturit.