Trikoja ikonike e “deleve të zeza” të Princeshës Diana do të dalë në ankand nga Sotheby’s në muajt e ardhshëm. Kjo triko e veçantë u vesh për herë të parë nga Lady Di në një ndeshje polo ku mori pjesë i fejuari i saj i atëhershëm, Karli, në qershor 1981.
Historia e saj, në fakt, nuk përfundon këtu dhe është me interes të madh. Disa javë pasi princesha veshi trikon, krijuesit e saj morën një letër zyrtare nga Pallati Buckingham ku thuhej se Diana e kishte prishur “trikon e saj shumë të dashur të deleve” dhe duhej të riparohej ose të zëvendësohej. Dyshja thuri një të re për princeshën e ndjerë dhe origjinali kishte munguar prej dekadash.
Marsin e kaluar, dyshja po kërkonin një model të vjetër në një papafingo dhe zbuluan trikon origjinale të Dianës në një kuti të vogël.
“E fshehur pranë një mbulese pambuku ishte pulovra origjinale e Dianës me dele, e kuqe, e vitit 1981”, thanë dizenjatorët. “Tani, gati katër dekada më vonë, kjo triko veçantë është gati të hyjë në duart e një koleksionisti me fat”, shtuan ata.
Në fakt, ajo pritet të shitet nga 50,000 deri në 80,000 dollarë në ankandin e ardhshëm. Ofertimi online do të hapet më 31 gusht dhe do të mbyllet më 14 shtator./Katror.info