Komuna e Prishtinës ka bërë përurimin e parkut rreth tre hektarësh në fshatin Drenoc.
Kryetari i Komunë së Prishtinës, Përmarim Rama në një postim në Facebook ka thënë se do të vazhdojnë me transformimin e Kryeqytetit, siç deponitë shumëvjeçare të mbeturinave inerte në këtë fshat i shndërruan në park.
„Bashkë me banorët e fshatit Drenoc përuruam parkun rreth tre hektarësh në këtë zonë piktoreske të Prishtinës, vetëm 14.1 km nga qendra e qytetit“, shkruan Rama në Facebook.
Sipas Ramës, ky park përmban shtigje për ecje, zona rekreative për piknik, mobiliarë për pushim, kënd të lodrave për fëmijë, hapësira fitnesi dhe shumë zona të gjelbërta, të mbjella me drunj dekorativ dhe frutorë, të cilët sipas tij do të krijojnë biodiversitet në këtë pjesë të bukur të Kryeqytetit. / Katror.info
Përgatiti:
