Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një publikimi në rrjetet sociale, ka thënë se deri më tani përmes “Super Punës” janë punësuar mbi 1 mijë të rinjë.
Murati tutje ka treguar se ka ende shumë vende të lira punë dhe janë 2 mijë punëdhënës.
“Për vetëm 3 javë, statistikat e Superpuna duken kështu:
- mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar
- mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë
- mbi 1 mijë marrëdhënie pune/punësime
Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.”, shkruan Murati./Katror.info