Një nga dyshet më të mira në historinë e Hip-Hopit, Snoop Dogg dhe Dr.Dre, do të realizojë një album të ri.
Sipas The Doggfather, albumi i ri do të publikohet në nëntor të këtij viti.

Duke folur në podcastin e Stephen A.Smith, Snoop ka bërë të ditur se ai dhe Dre janë duke punuar për albumin.
“Ju jeni i pari që e dëgjoni këtë. Unë dhe Dr.Dre jemi duke punuar që dy muaj për album të përbashkët dhe ai do të dalë në treg në nëntor”, ka thënë Snoop.
- Advertisement -
Ka shtuar se producent i albumit është Dr.Dre.
“Albumi po bëhet për nder të 30-vjetorit të ‘Doggystyle’. Emri i tij do të jetë ‘Missionary’”, është shprehur reperi Snoop Dogg.
Përgatiti:
