katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëviz pa viza në Shengen
    4 hours ago
    Prezantohet projekti për Tregun e Gjelbër në Prishtinë
    6 hours ago
    Nga sot, bileta e autobusit në trafik urban mund të blihet me SMS
    7 hours ago
    Esma Fera zgjedhet asistente në universitetin “New Haven” në ShBA
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kapela ikonë e Michael Jackson shitet për bamirësi
    5 hours ago
    Lulzim Tafa nderohet me titullin “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve
    7 hours ago
    5 fakte për “Blinding Lights” nga The Weekend
    11 hours ago
    Taylor Swift-it i solli miliona – Edhe Beyonce planifikon të publikojë filmin e ‘Renaissance Tour’ në kinema
    9 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Propozimi për martesë që shkoi viral
    8 hours ago
    Shfaqja e parë në ‘Sphere’ duket sikur ishte një spektakël mbresëlënës
    19 hours ago
    Fshati që nuk mirëpret turistë në vjeshtë: Po na prishin rrugët e po na ulin kualitetin e jetës
    11 hours ago
    Gjashtë muaj në kërkim të një doktori: Lajm i mirë për qytetin që protestoi në mënyrë unike
    20 hours ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Qe qysh me i shti lulelakrat turshi sot, e masnesër me i pas’ gati për drekë/darkë
    1 week ago
    5 super-këshilla praktike që çdo merakli i kuzhinës DUHET me i ndjekë
    2 days ago
    Tost me gjalpë kikiriku dhe banane, n’daç me i pri mbarë ditës tande
    2 days ago
    Qe qysh me e pjekë lulelakrën n’furrë, n’3 hapa t’thjeshtë
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    6 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 months ago
    Postimet e fundit
    Rekord historik në Muzeun “Onufri”, mbi 16 mijë vizitorë vetëm gjatë shtatorit
    6 hours ago
    Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor
    9 hours ago
    Vendi që inaguroi trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë!
    18 hours ago
    Fshati që nuk mirëpret turistë në vjeshtë: Po na prishin rrugët e po na ulin kualitetin e jetës
    11 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “The Times” prezanton 12 vende për të mos u humbur në Shqipëri!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » “The Times” prezanton 12 vende për të mos u humbur në Shqipëri!
Udhë

“The Times” prezanton 12 vende për të mos u humbur në Shqipëri!

Last updated: 06/10/2022 3:03 PM
200 Shikime
Shpërndaje
photo: state.gov
Shpërndaje

 E vendosur mes Malit të Zi dhe Greqisë në Gadishullin Ballkanik, Shqipëria po përjeton momentin e saj më të mirë”. Kështu shkruan Alice Taylor për gazetën e njohur britanike “The Times”.

“Një vend që ishte i mbyllur për botën pak më shumë se 30 vjet më parë, Shqipëria ka lulëzuar dhe po mirëpret një numër në rritje vizitorësh, gati tre milion në vitin 2019, të etur për të eksploruar kulturën dhe traditat e saj unike.

Shkova në Shqipëri për një fundjavë të gjatë në vitin 2017 dhe nuk u largova më kurrë. Kam udhëtuar shumë në të gjithë vendin që atëherë dhe e kam gjetur ndryshe nga çdo vend tjetër në Evropë.

Mundesh me e lexu edhe…

Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor

Çmimet janë shumë më të ulëta se ato në shumicën e pikave turistike tradicionale evropiane, gjë që e ka bërë atë tërheqëse për vizitorët. Ju mund t’ja dilni me 20 paund në ditë ose më pak, përfshirë kampingun ose një bujtinë, ushqim të mrekullueshëm shqiptar e madje edhe një gotë verë. Ushqimi, pijet dhe transporti janë të paktën gjysma e çmimit që janë në Britaninë e Madhe, ndërsa hyrja në zonat arkeologjike është falas ose e barabartë me një ose dy paund.

- Advertisement -

Kryeqyteti, Tirana, ideale për pushime në qytet është një përzierje magjepsëse ndërtesash të stilit italian të epokës fashiste, të lyera me nuanca të ndezura të verdhë e rozë, apartamente të epokës komuniste të mbuluara me murale dhe burra që pinë kafe e luajnë domino në rrugë.

Por, bukuria e vërtetë e Shqipërisë gjendet jashtë qyteteve, ku vargmalet e mëdha shtrihen nga veriu në jug si një shpinë e thepisur, me lumenj të kaltër që gjarpërojnë nëpër kanionet e tyre të paanë.”

- Advertisement -

“Por, cilat janë gjërat kryesore që mund të bëni në Shqipëri?”

1. Kuptojeni historinë e Shqipërisë në Tiranë

Shanset janë që të filloni në Tiranë, ku do t’ju duhen disa ditë për ta eksploruar. Është një qytet kompakt. Shumica e vendeve për të vizituar janë të arritshme më këmbë dhe Tirana Free Tour do t’jua tregojë falas. Mos humbisni Shtëpinë e Gjetheve dhe muzetë Bunk’art 1 dhe 2, që ofrojnë një vështrim tronditës të sundimit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Vendet e tjera që duhen parë janë Muzeu Historik Kombëtar, Kalaja e Tiranës, teleferiku  “Dajti Ekspres” dhe Kopshti Zoologjik i Tiranës. Ndaloni për të parë shtëpinë e Sali Shijakut, me brendësinë e saj tradicionale, veprat e artit nga dyshemeja deri në tavan dhe një oborr me kalldrëm të përsosur për të pirë kafe.

2. Blini dhurata në Bjeshkët e Nemuna

Një udhëtim në fshatin e thellë të Thethit në Bjeshkët e Nemuna, të njohura edhe si Alpet Shqiptare është i domosdoshëm, siç është një udhëtim me traget nëpër liqenin e Komanit për në bujtina të gurta, të arritshme vetëm nëpërmjet lundrimit. Këtu mund të ecni ose thjesht të relaksoheni duke shijuar kuzhinën e freskët shqiptare si mish i pjekur në kos,  fasule me speca apo peshk i freskët i shërbyer me sallata të stinës. Në fshatrat e Lezhës dhe të Shkodrës, ka mundësi për të vizituar prodhuesit e verërave, poçarët dhe atelietë.

photo: turismo.al

3. Ecni nëpër historinë e Ballkanit

- Advertisement -

Vizitoni Butrintin në bregun perëndimor të Shqipërisë, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ku mund të ecni nëpër mijëra vjet të historisë së Ballkanit përmes amfiteatrove e kalave antike; ose Apoloninë, e cila daton në shekullin VI para Krishtit, Divjakën është gjithashtu një vend që duhet parë, me shtigje biçikletash, laguna e plazhe, pelikanë dhe flamingo. Hani në restorantin Ali Kalit, ku një kamarier shërben peshk, mbi kalë.

photo: wikipedia

4. Shihni qytetet e trashëgimisë botërore të Beratit dhe Gjirokastrës

Qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës në zonën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Shqipërinë e Jugut janë të paharrueshme për arkitekturën, kështjellat dhe pazaret e tyre osmane. Në Berat, vizitoni muzeun “Solomon” duke gjurmuar historinë e hebrenjve të Shqipërisë; në Gjirokastër, Shtëpia historike e Skëndulëve dhe Muzeu Etnografik ofrojnë një pasqyrë unike për veçoritë kulturore të Shqipërisë.

photo: gazeta koha jonë

5. Ecni në parqet kombëtare, por kujdes arinjtë

- Advertisement -

Të shkosh në ndonjë prej parqeve kombëtare të Shqipërisë, Llogara apo Valbonë, janë dy shembuj të shkëlqyer, gjithmonë është një aventurë; thjesht kini kujdes nga rrëqebulli, arinjtë e ujqërit. Këtu mund të ecni, të ngisni biçikletën, ka kampe e madje edhe hedhje me parashutë.

photo: youtube

6. Relaksohuni në Rivierën Shqiptare

Riviera në detin Jon shtrihet nga qyteti i Vlorës deri në Sarandë dhe është një përzierje fshatrash të vendosura në dalje shkëmbore e plazhe që shtrihen për kilometra të tëra. Mes rrugëve gjarpëruese dhe ullishteve ka mundësi për të vizituar festivale muzikore ose për të parë qytete të lashta fantazmë si Tragjasi.

- Advertisement -
photo: shutterstock

7. Shkoni në një bujtinë tradicionale

Bujtinat gjenden në të gjithë vendin. Këto shtëpi mikpritëse tradicionale të drejtuara nga familjet janë një mënyrë e shkëlqyer për t’u futur thellë në vend, ku shërbehen ushqime lokale, përfshirë gliko shalqiri e djathë dhie. Më të mirat gjenden në Tropojë dhe në Voskopojë.

photo: agjencia telegrafike shqiptare

8. Vizitoni një ish-gulag komunist

Ish-gulagu komunist i Spaçit pranë Repsit është një përvojë qartësuese që ofron njëfarë konteksti për të kaluarën komplekse të Shqipërisë. Në majën e një mali janë rrënojat e ish-burgut, përfshirë blloqet e qelive, dhomat e marrjes në pyetje, qelitë e izolimit dhe ndërtesat administrative. Vizitorët mund të shikojnë poshtë në luginën më poshtë ku u hodhën trupat e atyre që vdiqën për shkak të kequshqyerjes ose mosbindjes së urdhrave ose lart drejt minierave, ku njerëzit detyroheshin të punonin me orë të tëra në të ftohtin e madh, shpesh për dekada të tëra. Nuk është një përvojë e gëzueshme, por Spaçi është një kujtesë e rëndësishme e momenteve të vështira që ka kaluar Shqipëria.

photo: top channel

9. Vizitoni një fabrikë veneciane maskash në Shkodër

Në Fabrikën e Artit të Maskave Veneciane në Shkodër, 50 lloje maskash artizanale veneciane që eksportohen në mbarë botën, prodhohen nga një staf prej qindra vetësh, që bëjnë mbi 30 mijë maska ​​çdo vit, me më shumë se 1 mijë e 700 dizajne të ndryshme. Krahas fabrikës do të gjeni një muze kushtuar fotografit italian Pietro Marubi, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në qytet. Shkodra është gjithashtu shtëpia e një kështjelle spektakolare 4 mijë vjeçare, që ndodhet 130 metra mbi brigjet e liqenit të Shkodrës dhe është e rrethuar nga Alpet Shqiptare.

photo: info albania

10. Shkoni në qendrën “Fundjavë ndryshe”

Vizitoni qendrën jofitimprurëse “Fundjavë ndryshe”, pak jashtë Tiranës, për një vakt. Do t’ju shërbehen pjata të tilla si ushqime deti të papërpunuara të marinuara me lëng limoni, makarona dhe rizoto me tartuf të rritur në vend dhe një përzgjedhje të gjerë mezesh shqiptare. Pjesa më e mirë është se paratë që shpenzoni kthehen drejtpërdrejt në komunitet, që ndihmon vendasit me strehim dhe mësime në anglisht.

11. Arti i manastireve

Manastiri i Ardenicës në qarkun e Fierit raportohet të jetë vendi ku u martua heroi shqiptar i shekullit XV, Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu; shumë më vonë, ai u ripërdor si një klub nate për elitën komuniste. Klubi nuk është më, por pas dyerve të gdhendura të lisit të manastirit ortodoks të shekullit XII mund të shihni afreske të ndërlikuara me ngjyra ari, të pikturuara nga disa prej artistëve më të mirë të Shqipërisë, që datojnë nga vitet 1700 dhe 1800.

photo: worldpress

12. Ndiqni shtegun e lumit Vjosa

Gjurmoni lumin Vjosa mespërmes vendit, duke u ndalur në qytete dhe fshatra gjatë rrugës. Filloni në Përmet, i famshëm për ujërat termale dhe trëndafilat dhe shkoni në Tepelenë, vendlindja e të madhit Ali Pasha, përpara se të vazhdoni në Vlorë, ku Adriatiku takohet me Jonin./ shkruan Alice Taylor

photo: wikipedia

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Producenti i "Monty Python and Holy Grail": Kosova ka potencial për filma të mëdhenj
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    PriFest sjell në Kosovë producentët e "Monthy Python’s Holy Grail" e "King Speech"
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Ky është vendi më i sigurt në botë për vitin 2023...
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Zbulim fantastik: Gjetja e planetëve të pasura me ujë të lëngshëm bëhet 100 herë më e mundshme

TAGGED: top1, Udhë
Albana Isufi Jashanica October 6, 2022 October 6, 2022
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur
Artikulli i ardhshëm Diçka super nice po vjen nga Dr.Dre dhe Snoop Dogg këtë vit
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Rekord historik në Muzeun “Onufri”, mbi 16 mijë vizitorë vetëm gjatë shtatorit

4 Shikime
Udhë

Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor

2 Shikime
Udhë

Vendi që inaguroi trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë!

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back