Konferenca më e madhe rajonale për marketing, inovacion dhe inteligjencë artificiale, GrowthTank 2025, do të mbledhë në Prishtinë emra të njohur të fushës digjitale — ndër ta edhe një nga figurat më me ndikim në rajon, Diella, ministrja virtuale e Prokurorimit në Shqipëri.
Këtë vit, ngjarja shënon një moment historik, pasi Diella do të prezantojë për herë të parë vizionin e saj për të ardhmen digjitale në Kosovë.
Ajo ka transformuar mënyrën se si qytetarët në Shqipëri ndërveprojnë me administratën publike, duke mundësuar mbi 972 mijë ndërveprime dhe 36 mijë dokumente digjitale me vulë zyrtare, një shembull konkret i fuqisë së inovacionit në shërbim të qytetarit.

Në fjalimin e saj kryesor, me temën “AI can’t risk being wrong — but humans must dare to be”, ministrja do të ndajë praktikat më të avancuara të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rëndësinë e guximit njerëzor në ndërtimin e një qeverisjeje digjitale transparente e gjithëpërfshirëse.
Ky sesion pritet të jetë një pikë referimi për profesionistët, studentët dhe entuziastët e teknologjisë, që duan të kuptojnë më thellë se si AI po transformon biznesin, shërbimet publike dhe jetën e përditshme./Albanian Post./Katror.info











