Vedat Muriqi pasi realizoi golin e vetëm ku ia siguroj fitoren Mallorcas kundër Atletico Madridit.
Deri ma tani ylli i përfaqësueses së Kosovës ka realizuar tetë gola në La Liga.
Vedat Muriqi, pas ndeshjes u pronocua për “Radioestadio”, ku shpalosi jetën dhe rrugëtimin e tij deri tek futbolli profesional.
“Kam filluar të punoj që nga mosha nëntëvjeçare. Kam punuar në shumë gjëra, kam jetuar luftën në Kosovë dhe kam parë gjëra që asnjëri nuk duhet t’i shohë”, tha Muriqi.
Ai ka folur edhe për festën duke e mbyllur syrin si pirat.
“Më thonë pirat, për këtë arsye është ky festim. Nuk mendoj se jam ende një idhull në Mallorca. Kam shtatë muaj, por shpresoj që ta përfundojë karrierën time këtu”, tha Muriqi./Katror.info