Diplomoi gjenerata e oficerëve doganorë në solemnitetin e organizuar me rastin e shënimit edhe të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, që po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti përgëzoi kadetët doganorë për diplomim.
“Përgëzoj punonjësit e Doganës së Kosovës për rezultatet në punë si një nga institucioetn kyçe të Kosovës si dhe punën me integritet dhe profesionalizëm.
Falënderoj edhe partnerët ndërkombëtarë për ndërtimin e institucionit të Doganës së Kosovës”, tha Kurti.
Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati e cilësoi diplomimin e kadetëve doganorë si moment krenarie që i vihen në shërbim vendit.
“Nuk ka gjë më fisnike sesa t’i shërbesh vendit”, tha ai.
Murati tha se janë rritur të hyrat pa ndryshuar politikat tatimore.
“Kthimi i terminaleve në pronësi të shtetit ka lehtësuar koston financiare të bizneseve.
Edhe Portin në Durrës ka lehtësuar qarkullimin e mallrave”, tha ai.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, vuri në dukje aspekte të punës së këtij institucioni dhe të arriturat, duke u shprehur mirënjohje punonjësve të këtij institucioni për punë me integritet./EO/Katror.info