Ka të diplomuar të papunë, të diplomuar që nuk paguhen mjaftueshëm dhe të padiplomuar që kanë gjetur tashmë një punë të mirë. Kjo tregon se në disa punë edhe nëse mungon grada universitare me rëndësi është talenti dhe përkushtimi. Ndër ta është programimi që edhe po cilësohet si profesioni i së ardhmes.
Programimi është fushë interesante dhe komplekse, process i shndërrimit të ideve në gjuhë që kompjuteri e kupton. Programimi është kreativitet, një programer me përvojën dhe aftësitë e duhura mund ta krijojë mënyrën e vet ose ndonjë softuer për zgjidhjen e një numri të pa limituar të problemeve.
Të shkruarit: Qoftë ajo gazetari apo ndonjë përmbajtje tjetër, mund të investoni veten në këtë profesion edhe pa pasur një diploma. Me rëndësi është të dish të shkruash, saktë, nën presion dhe të jesh kreativ.
Modelizmi/fusha e modës: Është industri krijuese ku përvoja dhe stili personal kanë efekt favorizues. Në ndërtimin e portofolit janë të rëndësishme edhe lidhjet e mira me njerëzit e dëshmuar në këtë fushë dhe poaq e rëndësishme është që të bëni punë origjinale.
Ndihmës personal/asistent: Shumë kompani, persona VIP dhe profesione të ndryshme kanë nevojë për ndihmës personal apo asistentë që kryejnë me durim detyrat të ju caktohen, bëjnë organizime dhe e ruajnë qetësinë kundrejt presionit të lartë.
Elektricist: Të tillët kanë për detyrë, mirëmbajtën, riparimin dhe instalimin e pajisjeve elektrike dhe rrjeteve, veprimtari që kryesisht e ushtrojnë në shtëpi private, ndërtesa zyrash dhe fabrika. Ky shërbim është i nevojshëm dhe parashihet që kërkesat për te të shtohen gjatë dekadës së ardhshme.
Agjent i patundshmërisë: Ka për detyrë përfaqësimin e dy palëve të përfshira në shitjen ose dhënien me qira të pronave të patundshme dhe mund të specializohen në shitje ose qira të shtëpive, lokaleve, tokave etj. Ata/ato duhet të kenë njohuri për tregun vendor dhe shkathtësi të komunikimit./Katror.info
Përgatiti:
