Notarja nga Kosova, Hana Beiqi ka vazhduar të shkëlqej në garat ndërkombëtare të notit.
Hana po e dëshmon që është një notare profesioniste ku së fundmi mori pjesë edhe në garën ndërkombëtare të notit “MM Maribor 2023”. Këto gara u mbajtën në Maribor të Sllovenisë, nga data 3 mars deri më 5 mars 2023.
Nga këto gara Hana u kthye me 6 medalje, 2 të arta dhe 4 të argjenda.
Për këto arritje Hana njoftoi në rrjetin e saj social Facebook, ku shkroi:
“Gara ndërkombëtare “MM Maribor 2023” në pishina 50m. mbajtur prej 03.-05.03.2023 në Slloveni/Maribor.
2 rekorde absolute
50m. delfin me kohë: 00:29.01. sec.
100m. delfin me kohë: 1:06:85 sec.
4x
Pjesëmarrëse në 6 disiplina e në të gjitha e kualifikuar në finale”, shkroi Hana.
Gjithashtu edhe drejtuesit e klubit të sporteve “Otrila” janë krenarë me arritjet e Hanës
“Për neve është nder i madh që kemi një sportiste të këtij niveli.
Gara ndërkombëtare ‘Maribor 2023″, që u zhvillua gjatë datave 3-5 mars 2023, tregoj më së miri se çdo të thotë të mbrosh ngjyrat e klubit dhe Flamurin e shtetit, 6 medalje: 2 të arta dhe 4 të argjendta nga gjashtë finale.
Dy rekorde apsolute shtetërore.
Flasin më se miri se kemi të bëjmë më një sportiste cilësore!
Faleminderit prindërve të Hanës për mbështetje.
Hana suksese në sfidat e radhës”, thuhet në llogarinë e tyre në rrjetet sociale.