Detour Discoteque është një klub nate që sjell muzikë të mirë në pjesë të largëta dhe të bukura të botës. Në vitin 2022 u hap shkurtimisht në fshatin e vogël të peshkimit Thingeyri në Islandë, këtë vit ishte mysafir në ishullin Coll në Skoci dhe në vitin 2024 do të “ngjitet” në majën e malit. Më saktësisht, bëhet fjalë për Alpet zvicerane.
Diskoteka Detour do të hapet nga 10 deri më 12 maj 2024 në luginën Lauterbrunnen, e cila duket si sfondi i një filmi romantik – e rrethuar nga majat e larta malore, ujëvarat e shumta dhe gjelbërimi.
Projekti emocionues muzikor i DJ dhe gazetarit Johnny Ensal do të mbahet në tre lokacione malore. Më 10 maj 2024, do të ketë një festë në një tarracë të madhe në majën e malit Birg, e cila ngrihet në 2684 metra mbi nivelin e detit.
Një ditë më vonë, në majën e Shilthorn-it në restorantin Piz Gloria do të hapet një disko, e cila ngrihet në 2970 metra dhe do të bëhet kështu klubi më i lartë i natës në Evropë, ose kështu pretendon revista TimeOut.
Është një vend me pamje spektakolare që është shumë i njohur në mesin e adhuruesve të serialit James Bond, pasi këtu u filmua filmi On Her Majesty’s Service i vitit 1969.
Bileta për ngjarjen treditore mund të blihet me një çmim prej rreth 313 euro në faqen zyrtare të disko Detour dhe përfshin leje për teleferikun që do ta bëjnë më të lehtë arritjen në diskotekën më të lartë në Evropë./Katror.info