Javën e kaluar, Disney tërhoqi pak më shumë se 100 prodhime origjinale nga shërbimet e tij të transmetimit si Disney+ dhe Hulu në të gjithë botën. Kjo fshirje e prerë, e cila përfshin edhe prodhimet si si Willow dhe Marvel’s Runaways, pasi Disney paralajmëroi një veprim të tillë rreth një javë më parë, në dukje të parë një veprim pa ndonjë arsye të vërtetë. Epo, kjo nuk është e vërtetë – gjithçka ndodhi për shkak të parave, shkruan Katror.info.
Sipas një dosjeje të SEC nga e premtja vonë, Disney ka vendosur të shlyejë rreth 1.5 miliardë dollarë pas këtij spastrimi të transmetimit. Dihej më parë se kjo ishte një mënyrë për Disney për të ulur kostot, dhe dokumentacioni vëren se kjo do të reflektohet në tremujorin e tretë fiskal të kompanisë. Por nëse mendon se kjo fshirje tashmë ka përfunduar, nuk është ashtu. SEC shkroi se Disney “po vazhdon rishikimin dhe aktualisht parashikon heqjen edhe të prodhimeve tjera. Këto largime janë të barasvlefshme me 400 milionë dollarë shtesë. Por për sa i përket kohës kur mund të ndodh kjo, kjo nuk është qartësuar në dosje dhe as Disney nuk ka thënë asgjë në lidhje me këtë.
Sido që të jetë, Disney po vazhdon të ndjekë hapat e Warner Bros. Discovery, i cili ka hequr një sërë shfaqjesh dhe filmash nga shërbimi i tij i transmetimit i njohur më parë si HBO Max. Ndërsa disa nga ato shfaqje kanë gjetur një shtëpi diku tjetër në vendet e transmetimit si Netflix ose Prime Video, të tjerat nuk kanë qenë aq me fat. Mund të ndodhë që ato shfaqje të pafat thjesht të mbeten përgjithmonë në harresë. /Katror.info