E përditësuar
Xhudistët e Kosovës janë në garë për katër medalje në Kampionatin e Hapur Evropian që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në sallë janë një numër i konsiderueshëm shikuesish, ndërsa ka pasur skena emocionale sidomos pas fitores së Akil Gjakovës në gjysmëfinale ndaj moldavit Petru Pelivan.
Akili lufton për medalje të artë te xhudistët. Përballë e ka italianin Manuel Lombardo. Dardan Cena lufton për të bronztën, ndërsa përballë e ka Pelivanin.
Te xhudistet, Nora Gjakova e Distria Krasniqi kërkojnë medaljet e bronzta. Nora e ka përballë francezen Priscilla Gneto, ndërsa Distria sllovenen Kaja Kajzer.
Blloku final fillon në ora 16:00.
Dardan Cena lufton për medalje të bronztë në Evropianin e Hapur të xhudos në Prishtinë.
Në luftën e parë të repesazhit, Dardani e mposhti bullgarin Marko Hristov.
Ndaj tij fitoi me Ippon, përkatësisht me dy aksione për uazari. Për medalje të bronztë, Dardani takohet me moldavin Petru Pelivan.
****
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kalojnë në gjysmëfinale të Kampionatin të Hapur Evropian
Dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakjova kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale, pas fitoreve të marra në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Prishtinë.
Xhudistet Gjakova dhe pastaj Krasniqi kanë marrë fitore për të kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë.
Nora siguroi fitoren me ‘ippon’ pas një luftë shumë të fortë me sllovenen Kaja Kajzer.
Në gjysmëfinale, ajo do të ndeshet me Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë.
Në anën tjetër, Distria e nisi kampionatin ky raund dhe mori fitore përball bullgares Ivelina Ilieva.
Në gjysmëfinale, ajo do të ndeshet me Timna Nelson Levy të Izraelit./Katror.info