Xhudistja kosovare triumfoi në gjysmëfinale ndaj gjermanes Mascha Ballhaus, shkruan Gazeta Express.
Gjatë tërë ditës, Krasniqi tregoi formë fantastike, duke i arritur tri fitore.
Më herë xhudistja kosovare u përball me xhudisten belge, Amber Ryheul, në kategorinë deri në 57 kilogramë, ku edhe triumfoi.
Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.
Kujtojmë se pjesë e këtij kompeticioni janë Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78kg)./Katror.info